Gjendje e jashtëzakonshme në Kili, 46 të vdekur si pasojë e zjarreve

KILI- 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të banuar dendësisht në Kilin qendror, njoftoi të shtunën mbrëma presidenti i Kilit, Gabriel Boric.

Zyrtarët kilianë kanë thënë se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret.

Duke folur për televizionin publik, presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara.

Boric u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit.

“Nëse ju kërkohet të evakuoheni, mos ngurroni. Zjarret po përhapen me shpejtësi dhe kushtet klimatike mund ta bëjnë të vështirë shuarjen e tyre. Temperaturat janë të larta, erërat të forta, ndërsa lagështia e ulët”, tha Boric drejtuar kilianëve.

Ai tha se së pari e pa një zjarr duke u djegur në një kodër në afërsi të premten dhe brenda 15 minutave, e tërë zona u kaplua nga flaka dhe tymi, duke i detyruar të gjithë të ikin për të shpëtuar.

“Kam punuar tërë jetën dhe tani nuk më ka mbetur asgjë”, shtoi ai.

Tri strehimore u vendosën në rajonin e Valparaisos dhe u sollën 19 helikopterë dhe më shumë se 450 zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, tha Toha.

Fenomeni natyror i klimës, El Ninjo, ka shkaktuar thatësira dhe temperatura më të nxehta se zakonisht përgjatë pjesës perëndimore të Amerikës Jugore këtë vit, duke e rritur rrezikun për zjarre pyjore.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?