'Gjenerues i energjive të kombit' Ruçi nga Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes: Këtu nisi konsolidimi i Shqipërisë

'Gjenerues i energjive të kombit' Ruçi nga Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes: Këtu nisi konsolidimi i Shqipërisë



Teksa zhvillohet  ceremonia festive në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se sot në 100-vjetorin e parlamentizimit të Shqipërisë, nderohet Kongresi i Lushnjes si nisja e konsolidimit të Shqipërisë të pavarur dhe parlamentare.

"Rrallë gjendet në histori një shtëpi me kaq kontribute në historinë e një vendi. Shteti i shqiptarëve deri në shpalljen e pavarësisë, kishte qenë një planet i largët për shqiptarët. Por edhe pas shpalljes së pavarësisë, shteti rrezikonte të zhdukej e bashkë me të edhe Shqipëria. Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur e parlamentare. Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi diplomacia shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe integritetit të Shqipërisë.  Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi ndërtimi i administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit.  Kjo shtëpi dhe ky Kongres u vunë në dispozicion të mbrojtjes së Shqipërisë dhe u shndërruan në një shtëpi e kongres historik, për arsye të vendimeve që u morën. Kongresi i Lushnjës pati një rrezatim kombëtar e popullor, u prit me entusiazëm e besim prej shqiptarëve dhe u bë sintetizues dhe gjenerues i energjive të kombit. Në vitet e para të jetës parlamentare çelën filizat e parë të pluralizmit demokratik. Sot, një shekull pas kësaj vepre themeltare për kombin dhe shtetin shqiptar, le të shprehim mirënjohjen tonëpër veprën monumentale të delegatëve të Kongresit të Lushnjes, burrave që përfaqësuan krahinat e Beratit, Skraparit, Mallakastrës, Lushnjes, Fierit, Dibrës, Matit, Durrësit, Shijakut, Kavajës, Tiranës, Elbasanit, Peqinit, Gramshit, Dumresë e Sulovës, Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit e Këlcyrës, Delvinës, Tepelenës,  Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Leskovikut, Hasit e Lumës, Gjakovës, Gashit dhe Shkodrës.  Vizioni, vendosmëria dhe kontributi i tyre e bënë Shqipërinë me Parlament.  Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër që nuk do të harrohet edhe deputetëve të parë të Shqipërisë, të caktuar nga Kongresi i Lushnjës. Këta u bënë legjionarët e parlamentarizmit shqiptar dhe për këtë fakt historik kombi dhe historia do tu jenë përjetë mirënjohës.”, nënvizoi në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi." tha Ruçi.


Lajmi kryesor:

Shqipëria 100-vjet parlamentarizëm/ Ruçi: Në Kongresin e Lushnjes nisi Konsolidimi i kombit, Meta: Mesazhe për reflektim (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda