Gjenetika apo impenjimi, çfarë e bën saktësisht një person të zgjuar? Sociologu Tushi: Nëse di ta përdorësh si duhet, libri të ndihmon shumë

Studimet e fundit  kanë treguar se të lexuarit është një nga format më të mira për të  ndihmuar shëndetin mendor dhe jo vetëm, ndihmon në artikulim më të qartë dhe dhuron copëza informacioni  që mbeten gjatë në mendje. Por shpesh hasim përgjgijë të ndryshme përsa i përket srtudimit dhe leximit, përdisa është e vështirë të përqëdnrohen në studime e për disa është mënyra më e mirë për të kaluar kohën. Në një artikull të fundit pedagogia Xhoi Jakaj rendit arsyet e dobisë së leximit :

 “A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri tyre funksionon pa librin, studimet dhe të lexuarin?! “ thotë ajo. Pikërisht këto rreshta hapin një temë diskutimi për lidhjen midis gjenetikës dhe impenjimit në lexim e studime Të ftuar në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv pedagogia Xhoi Jakaj u shpreh se  puna dhe të lexuarit është ajo që ta zhvillon më tej inteligjencën.

Edhe për sociologun Gëzim Tushi vetëm puna sistemike dhe studimi gjatë gjithë kohës ndikojnë maksimimalisht në zhvillimin intelektual të gjithësecilit:

‘Raporti midis trashëgimisë së geneve, është e vërtetë që ato kanë një rëndësi shumë të madhe, janë një aset që njeriu mund ta ketë të trashëguar. mund ta ketë të fituar sepsë këtu është debate që bëhet sot, një njeri mund të jetë I shquar nëqoftëse disa predispozita mund ti ketë të trashëguara në ADN e tij mund ti zhvillojë, e rëndësihme është që njeriu ti zhvillojë këto gjëra, këto predispozita dhe në këtë rast është puna, studimi sistematik” tha ai.

Ndërsa theksoi se gjithmonë e më shumë njohuritë që kërkojnë sidomos të rinjtë lidhen vetëm me tregun e punës dhe kërkesat që ka ai:

“ Një pjesë e madhe e leximeve ose e studimeve ose e specializimeve janë të lidhura më kërkesatt e tregut të punës. Ne jemi në një shoqëri që ka një treg pune të caktuar dhe njerëzit orientohen ose marrin njohuri në përputhje me kërkesat e tregut të punës, sepse nëse nuk përshatesh me të kjo nuk të favorizon" pwrfundoi ai. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë