/ATSH-ANSA-DPA/ - Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të humbur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer që kanë goditur kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, njoftoi sot media lokale.
"Përmbytjet kanë shkaktuar edhe largimin e kafshëve nga kopshti zoologjik, përfshirë arinj, tigra, hipopotamë dhe luanë", tha ajo.
"Disa prej tyre janë vrarë, të tjerë janë kapur, në ndërkohë që policia është përfshirë në kërkim të kafshëve", shtoi media lokale.
Për shkak të situatës, kryeministri Irakli Garibashvili i ka kërkuar popullsisë lokale të qëndrojë në shtëpi.
/Shqiptarja.com