TIRANE - Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi i ftuar në Dhomën Kombëtare të Tregtisë paraqiti vizionin e tij për biznesin. Bojaxhi theksoi vuri theksin mbi problemet sistematike të ekonomisë dhqiptare duke u shprehur se, “Sistemi korruptiv dhe klientelist i ndërtuar nga partitë politike dhe bizneset e tyre është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ne do të mbetemi vend i prapambetur dhe i pazhvilluar nëse nuk do të gjejmë forcën dhe kurajën për të çrrënjosur klientelizmin.”
Një nga çështjet kryesore të diskutuara siç është ajo e taksave, Bojaxhi vuri në dukje se problemi zgjidhet me mirëmenaxhimin e mbledhjes së taksave, duke u shprehur se më shumë se gjysma e taksave nuk mblidhen.
“Ca kandidatë thonë do ulë taksat, të tjerë thonë do t’i ngremë për ata që jetojnë në qendër, por askush nuk ndalet tek mirëmenaxhimi dhe mbledhja e barabartë dhe e plotë e tyre”,- u shpreh Bojaxhi.
Lidhur me Këshillin Ekonomik të kërkuar nga biznesi, Gjergj Bojaxhi tha se krijimi i tij është i nevojshëm.
Diskutimi vijoi më tej mbi fushën e turizmit, ku Bojaxhi u angazhua në mbrojtje të monumenteve të kulturës dhe kundër kalimit të kalave në lokale dhe restorante. “Ka profesorë të shkollave të huaja të arkitekturës që sjellin studentët e tyre tek “Komunën e Parisit” për të thënë si nuk duhet të zhvillohet një zone.” – shtoi Bojaxhi.
Në mbyllje ai vuri theksin tek transporti, parkimet dhe referendumi. "Meqë politika ka dështuar",- tha Bojaxhi,- "ne qytetarët duhet të vendosim standardet e jetesës përmes referendumit". Ai theksoi se ne duhet të marrim vetë përgjegjësinë për mënyrën sesi do ta zhvillojmë qytetin tonë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com