Gjergj Frashëri: Ndërtimi i vilës
së Bregut dëmton monumentin

Gjergj Frashëri: Ndërtimi i vilës<br />së Bregut dëmton monumentin
Specialisti i arkeologjisë Gjergj Frashëri ka folur për dëmet që i ka sjellë Monumentit të Kulturës ngritja e ndërtimit të familjes së politikanes Majlinda Bregu Ajazi bri mureve të Kalasë së Prezës.

"Kryesorja është që i dëmtohet hapësira e monumentit historik, hapësira urbane. Nuk lejohej brenda kësaj hapësire të bëhen ndërtime të reja. E dyta po bëhej një gropë që ishte jashtë kontrollit, gërmohej toka pa një ekspertizë arkeologjik", u shpreh Gjergj Frashëri.

Ngritja e vilës Ajazi ka prekur territorin e Kalasë, pasi kanë siguruar një leje ndërtimi që shkel ligjet e trashëgimisë, pohon Frashëri.

"Pronari duhet të pajisej me leje për të ndërtuar  brenda hapësirë urbane të një monumenti të klasit kombëtar, gjë që është e palejuar, brenda Kalasë së Prezës që është e ndaluar, dhe e dyta ai po kryente gërmime brenda kësaj hapësire në nëntokën arkeologjike, pa metodën arkeologjike, pra pa arkeolog, dhe pa një leje të infrastrukturës sipas rregullores që duhet të gërmohet brenda në monument", deklari Frashëri për Report TV. 

Fakti që drejtuesit aktual të Institutit të Monumenteve të Kulturës nuk e kanë dhënë këtë leje, sipas Gjergj Frashërit nuk e justifikon qëndrimin indiferent të institucioneve që kanë në varësi monumentet.

"Kjo ngjarje ka ndodhur në korrik të 2013. Në atë kohë drejtor të institucionit të monumenteve ishte Apollon Baçi, vinte nga qeveria e mëparshme dhe leja ishte dhënë në kohën e qeverisë së mëparshme. Autoritetet ministrore që erdhën duhet ta kishin ndjekur këtë çështje edhe duhet ta kishin ndaluar", u shpreh ai. 

Gjergj Frashëri këmbëngul se Kalaja e Prezës është një monument i barasvlefshëm me një dokument të lashtë historik, ku nuk duhet të ‘shkruhet” apo ndërtohet gjë tjetër rreth tij, sepse kemi të bëjmë me një falsifikim të historisë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre