Gjergj Kaçinari ‘zbulon’ pengun nga festivali i RTSH-së dhe kritikat për muzikën shqiptare

Në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ ishte i ftuar artisti  Gjergj Kaçinari në një rrëfim ndryshe për karrierën e tij por dhe pjesëmarrjen në festivalin e RTSH-së, përherë të parë si këngëtarë. Ai tregoi edhe ‘pengun’ që i mbeti në këtë kompeticon:

‘’ Ajo që më ngeli si peng ishte mungesa e orkestrës live e cila ishte e vetmja arsye që unë thashë ok po marrë pjesë këtë vit vet. Por sigurisht eksperincat për tu kaluar janë dhe këtë vit mendoj se ishte një eksperincë mjaft ndryshe për të gjithë'' tha ai. 

Ndërsa u shpreh se këngëtarët nuk e shijuan festivalin pasi shumica ishin të fokusuar për të fituar:

‘’ Si fillim një këngë do fitoj, se nuk mund të fitojnë 20. Si vazhdim në momentin që merr pjesë aty do bësh kompromisin që mund të dalësh I fundit, I pari, I treti, I gjashti dhe dhe mua më vjen shumë keq që është kjo që të gjithë hyjnë për të fituar dhe ajo sikur të bukos ndonjëherë dhe nuk sheh më nga sytë.  Dhe shumica kanë qenë shumë, me ç’kam ndjerë unë nga jashtë, shumë të fokusuar tek ajo pjesë që kush po fiton ‘’ u shpreh ai.

Ndër të tjera ai tregoi edhe për një  pjesë tjetër të tij në lidhje me muzikën, duke u shprehur se është mjaft kritikë për muzikën duke qenë se ka 20 vite që merret me studimin e saj:

‘’ Jam njeriu më i lodhshëm kur fillojnë debatet për muzikën sepse nuk hap rrugë fare. Kam 20 vite që studio aktivisht muzikë dhe nuk lejoj dot asnjë gjë që të më shpëtoi. Ideja është që duhet të ketë filtra, duhet të ketë filtra më të fortë  duhet të ketë kritikë dhe dhe duhet të ketë shumë gjëra që sjanë dhe  njerëzit ndonjëherë s’kanë faj që dëgjojnë atë që dëgjojnë se ajo i ushqehet ‘’  përfundoi ai.

 

 

 

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën