Partia BSW një vit pas zgjedhjeve parlamentare i është drejtuar Gjykatës Kushteuese, për të kërkuar të drejtën të hyjë në parlament. Më 18 shkurt kërkesa për rinumërimin e të gjitha votave do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe.
Se kur dhe si do të vendosin gjyqtarët më të lartë gjermanë, kjo është e hapur. BSË në zgjedhjet për Bundestagun më 23 shkurt 2025, sipas rezultatit përfunditar zyrtar, dështoi në arritjen e pragut të përfaqësimit parlamentar me një kuotë votash prej 4,981 përqind. Në mbarë federatën mungojnë 9.529 vota. BSË konsideron, se ka pasur gabim në numërim. Partia është e mendimit, se në fakt ajo do të duhej të ishte e përfaqësuar në parlament me 35 deputetë.
Zgjedhjet e reja nuk përjashtohen
Nëse kjo vërtetohet, koalicioni aktual i Unionit të Kristiandemokratëve/Kristiansocialëve me Socialdemokratët nuk do të kishte më shumicën. E njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse ankesa e BSW-së në Karlsruhe ka sukses dhe nëse rinumërimi i votave vërtetë do të rezultonte, që kjo parti ka fituar mbi 5 përqind. Në fund qeveria e drejtuar nga kancelari Friedrich Merzdo të mbetej pa maxhorancë. Merz-it do t‘i duhej edhe një partner i tretë koalicioni ose ai do të mund të vazhdonte të qeveriste me një kabinet të minorancës. Por as zgjedhjet e reja nuk përjashtohen si opcion në një rast të tillë.
BSË sheh disa burime gabimesh
Themeluesja e partisë Sahra Wagenknechte deklaroi këtë proces si një çështje parimore. I rëndësishëm është besimi tek demokracia, tha ajo në një konferencë shtypi në Berlin. Meqënëse rezultati është i ngushtë unikal dhe historik dhe mqs. ka "parregullësi të provueshme", ka madje "shumë gjasë", që BSW në realitet të ketë arritur më shumë se pesë përqind. Partia BSW pas zgjedhjeve ndërmori verifikimet e veta dhe konstatoi "anomali".
Kryetarja e partisë Amira Mohamed Ali shpjegoi, se ka tre lloj gabimesh në numërim: Votat e BSW i janë llogaritur gabimisht një partie tjetër kryesisht partisë Bündnis Deutschland (Aleanca Gjermania) për shkak të ngjashmërisë së emrit. Po ashtu vota të vlefshme për BSW gjatë numërimit nuk janë parë, sepse partia në fletën e votimit kishte një pozicion të pafavorshëm dhe së treti vota të vlefshme për BSW janë vlerësuar si të pavlefshme. Në një llogari të vetën lidhur me këto parregullsi të mundshme partia arrin në konkluzionin se ka një "potencial votash për BSW të numëruara gabimisht", fjala është për rreth 33.000 pra shumë më tepër se 9.500 votat që mungojnë.
BSW në kërkim të disa mijëra votave
Bundestagu i verfikoi këto pretendime të BSW-së. Komisioni për verifikimin e zgjedhjeve në Bundestag vitin e kaluar hetoi për muaj të tërë dhe sipas të dhënave të veta ka studiuar më shumë se 1000 faqe material. Në fund në komision shumica e deputetëve e vlerësuan të paargumentuar ankesën vetëm partia AfD e pranoi kërkesën. Plenumi i Bundestag-ut e refuzoi rinumërimin e votave. Wagenknecht i akuzoi partitë e tjera, se kanë votuar në këtë mënyrë nisur nga interesi i tyre. Verifikimi i zgjedhjeve ishte një teatër i turpshëm i përshtatshëm për një "republikë bananesh" i tha Ëagenknecht agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Sipas saj në Bundestag "në të vërtetë nuk u verifikua asgjë."
Ligji themeltar e përcakton procedurën
Procesi, për të cilin fillimisht është përgjegjës Bundestagu është i përcaktuar në ligjin themeltar. Vetëm pas vendimit në parlament ankesa për verifikimin e rezultatit të zgjedhjeve mund t'i kalohet Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtaret dhe gjyqtarët më të lartë të Gjermanisë verifikojnë, nëse është zbatuar si duhet ligji elektoral dhe nëse kjo është në përputhje me ligjin themeltar, nëse konstatohen gabime me pasoja ndaj ndarjes së mandateve në Bundestag, atëherë gjykata mund t'i shpallë zgjedhjet të pavlefshme.
BSW fillimisht donte ta tejkalonte këtë etapë dhe iu drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese, por kërkesa dështoi. Në mars 2025 senati i dytë i rrezoi disa kërkesa të partisë si dhe të disa anëtarëve të partisë duke iu referuar procedurës së verifikimit të zgjedhjeve, që fillon në Bundestag.
BSW besimplotë se ka të drejtë
Dy përfaqësuesit ligjorë të BSW,së Uwe Lipinski und Christoph Degenhart, kanë besim, që procedura e tanishme do të jetë e suksesshme në favor të partisë. Lipinski madje tha, se gjykata mund të vendosë relativisht shpejt ndoshta "për pak muaj" por sidoqoftë "brenda këtij viti". Gjykata nuk ka reguar ndaj pyetjeve të medias lidhur me kuadrin kohor./DW
Komente







