Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Werder Bremen me rezultatin 2-1.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë nisur mjaft mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh nëminutën e 11’ me Marko Reus. Në pjesën e parë të ndeshjes miqtë nga Bremen krijuan disa raste për shënim, por nuk ishin të saktë para portës. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Pas një loje të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes në minutën e 75 vjen edhe goli i barazimit me Gebre Selassie.
Kampionët nuk kënaqen me barazimin dhe zhvendosen të gjithë në sulm për të realizuar golin e fitores. Heroi është Mario Gëtze, i cili i sapofutur në fushën e lojës shënon duke i dhuruar tre pikët e para Dortmundit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com