Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës

Elon Musk bëri një paraqitje surprizë gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore të AfD-së në Halle në Gjermaninë lindore të shtunën (25 janar).

Përmes një lidhje me video manjati i teknologjisë mbështeti publikisht partinë e ekstremit të djathtë për herë të dytë në dy javë.

Duke iu drejtuar një salle prej 4,500 personash, në praninë e lideres së partisë Alice Weidel, Musk foli për ruajtjen e kulturës gjermane dhe mbrojtjen e popullit gjerman, një koment që u prit me brohoritje nga të pranishmit.

“Është mirë të jesh krenar për kulturën gjermane, vlerat gjermane dhe të mos e humbësh atë në një lloj multikulturalizmi që dëmton gjithçka”, tha Musk.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Europë, po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme në shkurt pasi kancelari Olaf Scholz humbi një votë besimi dhe koalicioni i tij qeverisës u shemb pas muajsh paqëndrueshmërie.

AfD ka parë një rritje të mbështetjes, duke u bërë kohët e fundit partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga epoka naziste, shkruan CNN.

Në të njëjtën kohë, partia është kritikuar për qëndrimin e saj të vendosur kundër emigrantëve. Të gjitha partitë kryesore politike të Gjermanisë kanë thënë se nuk do të punojnë me AfD. Madje dhjetëra mijëra gjermanë protestuan dje në Berlin dhe qytete të tjera kundër partisë së ekstremit të djathtë teksa Elon Musk tregonte mbështetjen e tij.

Në qytetin perëndimor gjerman të Këlnit, policia tha se një turmë prej 40,000 vetësh po demonstronin, sipas Associated Press. Rreth 35,000 protestues u mblodhën në Portën ikonike të Brandenburgut të Berlinit, ku kënduan këngë antifashiste, mbanin pankarta që denonconin AfD-në dhe shfaqnin shkronja të ndriçuara që shkruanin "shpresë dhe rezistencë".

Së fundmi, Musk është bërë gjithnjë e më i angazhuar në peizazhin politik evropian. Ai ka krijuar një aleancë me kreun e partisë AfD Wiedel. Raportohet se gjatë këtij muaji ata kanë diskutuar së bashku çështjet zgjedhore, ekonomike dhe politike të Gjermanisë.

Por kjo përfshirje e Musk është pritur me shqetësim në mesin e drejtuesve të qeverisë në Europë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri akuzoi Musk për përhapjen e "gënjeshtrave" pasi miliarderi provokoi një reagim të ashpër në mediat sociale kundër qeverisë britanike. Musk ka kërkuar gjithashtu lirimin e aktivistit politik të burgosur të së djathtës ekstreme, Tommy Robinson dhe ka përforcuar një zhurmë në mediat sociale që nxiti trazirat kundër emigracionit.

Qeveria gjermane madje e ka akuzuar Musk-un se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e tyre. 

Pavarësisht kritikave, Musk ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për lëvizjet politike populiste që kanë ndikuar ndjeshëm në zgjedhjet e ndryshme evropiane. Ai gjithashtu ka bërë krahasime midis klimës politike në Gjermani dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar ndikimin e mundshëm global që mund të kenë zgjedhjet e afërta.

“Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Evropës, ndoshta fatin e botës”, u tha ai mbështetësve të AfD duke theksuar se kjo është rëndësia e këtyre zgjedhjeve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Falsifikatorët’ film te kinema 'Millenium' për Holokaustin! ‘Poetët jetojnë gjatë’ mbrëmje letrare në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës

Aktivitetet kulturore/ ‘Falsifikatorët’ film te kinema 'Millenium' për Holokaustin! ‘Poetët jetojnë gjatë’ mbrëmje letrare në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës