Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt.
Sipas projeksionit AfD ka fituar 44,5 % të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind.
AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021.
Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfD do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren.
Pjesëmarrje rekord: 80%. Fitorja e AFD shikohet me frikë të madhe në Evropë. Nëse do të qeveriste e vetme, do të ishte qeveria e parë e ekstremit të djathtë në Gjermani që nga viti 1945.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ‘ka festuar’ fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë.
Trump ndau një grafik në platformën e tij në rrjetet sociale, Truth, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment.
Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, 23.6 pikë më shumë se në vitin 2021, dhe CDU-në në 18.2%, 18.9 pikë më poshtë.
-
Me se fundi era e re. Heil Hitler.
Përgjigju -
Kushdo qe te mer ne dore qeverine ne Gjermani nuk mundet te ekzistoj si i vetem pse jan te mvarur nga exportet dhe nese Evropa e bojkoton dote izolllohen ,Trapi e triomfon fitimin e AFD por nuk e din se keta duan ti bashkohen Moskes shkaku i cmimit te Energjise kurse cmimet Amerikane nuk i perballojn jo vetem Gjermania por e gjith Evropa frkacake qe mvaret nga SHBA,n neve mundemi edhe pa ata.
Përgjigju -
Presidenti Trump, ne " TRUTH SOCIAL", duhet te kishte bere nje koment, ne mos politik te pakten derivativ social. Megjithate " mosnderhyrja" kuptohet... Qe te fryje " Era e ndryshimit" , varet nga faktori shpejtesi dhe perqendrim, sa me i madh ky faktor aq me i shpejt ndryshimi.
Përgjigju -
Po normal qe do fitonte aty. Te gjithe krahinat e ish DDR (gjermania lindjes) jane te krimbura ne korrupsion dhe plot me injorantet racista qe presin lek nga shteti. Injorantet qe i shkojne prapa kesaj lesbiges dhe fajin e hedhin te të huajt qe ska pune. Ptu, fare e keqe.
Përgjigju -
me ne fund nje ere e re e mire po fryn.
Përgjigju










Komente
Komento