DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli  dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar Genti Nela, pasi kërkoi pagesën për punën në hotel Flar. Gjyqtari Elvis Sulejmani caktoi masën arrest me burg, me afat 45 ditë, për Florian Habilajn, djali i pronarit të hotelit në Malin e Robit, si edhe për Enold Dragotin, shoku i pronarit që gjithashtu u përfshi në episodin e dhunshëm. Të dy akuzohen për vrasje me dashje.

Për vlerësimin e masës së sigurisë, në Gjykatë do të dalë edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela. Ky i fundit, pasi mori vesh lajmin se nipi i tij u dhunua, mori kallashin dhe shkoi të vrasë pronarët e hotelit. Ngjarja e rëndë u parandalua nga policia, e cila ndëryri për arrestimin e tij dhe dhunuesve të 18-vjeçarit.

Në kërkim rezulton ende djali tjetër i pronarit, Arbër Habilaj, 36 vjeç, ndërsa dhëndri 36-vjeçar i pronarit, po hetohet në gjendje të lirë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë