GJERMANI - Mbishkrimi "Arbeit Macht Frei" (Puna ju bën të lirë), e cila ishte e vendosur në hyrje të ish-kampit të përqëndrimit nazist në Dakau të Gjermanisë është grabitur.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane sipas të cilave, persona të paidentifikuar kanë grabitur mbishkrimin, që simbolizonte krimet makabre gjatë Holokaustit nazist, në kampin e dytë më të madh të përqëndrimit pas Aushvitzit.
Sipas autoriteteve gjermane, nuk dihet ende se kush mund të jetë autori i grabitjes, ndërsa po hetohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. E njëjta histori ndodhi në Aushvitz në vitin 2010, por në këtë rast, tre ditë më pas u arrestuan autorët, të cilët ishin disa të rinj neonazistë.
Mbishkrimi “Puna ju bën të lirë” qëndronte në hyrjen e çdo qendre të përqëndrimeve naziste, dhe sipas mediave gjermane, nëse do të shitej tek ndonjë koleksionit i pasur do të kishte vlera të konsiderueshme paraje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com