FRANKFURT - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis mbështeti një ristrukturim "inteligjent" të borxhit të Greqisë duke pranuar se një fshirje e borxhit do të ishte e paranueshme për kreditorët, në një intervistë të publikuar sot në Gjermani.
"Një dekuotim është një fjalë e madhe. E kam mësuar këtë. Ashtu si ne nuk dëshirojmë të dëgjojmë fjalën "trojkë", kreditorët tanë nuk dëshirojnë të dëgjojnë fjalën "dekuotim". Është diçka që e kuptoj", deklaroi Varufaqis për të përditshmen gjermane ekonomike "Handelsblatt". "Ka zgjidhje më inteligjente", shtoi ministri grek.
Në mënyrë të veçantë, ne mund të rikonvertojmë një pjesë të kredive që kemi marrë nga fondi i shpëtimit evropian FESF, vlera dhe rimbursimi i të cilave do të vlerësoheshin nga Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit tonë.
Partnerët e Greqisë ranë dakord javën e kaluar për të zgjatur deri në qershor programin e tyre të ndihmës për vendin. Deri në atë kohë, Athina dhe partnerët duhet të bien dakord për një kontratë të re dhe qeveria e Aleksis Ciprasit duhet të zbatojë një sërë reformash.
"Nuk dëshiroj që shteti të vazhdojë të marrë borxhe. Marrëveshja e re që dëshirojmë të negociojmë deri në fund të muajit qershor duhet të konsistojë në një pakt për rritjen ekonomike, që do të mbështetet në investimet e sektorit privat", theksoi Varufaqis./ATSH/
/Shqiptarja.com