GJERMANI - Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar më 29 korrik një shqiptar dhe një zviceran pasi në makinën e tyre janë gjetur 11 kuti me mbi 700 fidanë kanabisi
Dy të arrestuarit hetohen për shkelje të ligjit mbi narkotikët dhe ndodhen në burgun për hetime. Policët kishin ndaluar makinën me targa shqiptare.
Të dy personat i kishin në rregull dokumentet e udhëtimit, por kur policia kontrolloi bagazhin e tyre gjeti në 11 kuti kartoni ku ishin paketuar nga 70 fidanë të kanabisit.
Udhëtari zviceran u tha policëve se bëhej fjalë për fidanë domatesh, por shumë shpejtë efektivët e patën të qartë se në kutitë e gjetura kishte fidanë kanabisi. Kjo u vërtetua pastaj edhe nga doganierët, të cilët e konfiskuan mallin.
Përveç ndjekjes penale për sasinë e drogës që u gjet në makinë, shtetasi shqiptar akuzohet edhe për drejtim të makinës nën ndikimin e drogës, që u konstatua nga një testim i bërë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com