BERLIN, 11 tetor /ATSH-AFP/ - Më shumë se 20 000 kurdë manifestuan paqësisht në rrugët e Duseldorfit kundër organizatës së Shtetit Islamik, ndërkohë që Berlini vazhdon të shqetësohet për një konflikt të mundshëm sirian në vend.
Sipas policisë lokale, rreth 10 000-12 000 persona u mblodhën në fillim të manifestimit dhe më pas numri vijoi të rritet duke arritur në më shumë se 20 000.
Organizata të ndryshme kurde kishin bërë thirrje për të manifestuar në këtë qytet kundër sulmeve të grupit të Shtetit Islamik në qytetet kurde në Siri, si ai i Kobanes.
Të martën dhe të mërkurën ndodhën incidente në Hamburg duke shkaktuar të plagosur mes militantëve islamikë dhe kurdëve që manifestonin.
Këto incidente kanë rritur frikën për konflikte të mundshme siriane dhe irakiane në Gjermani, ku komuniteti kurd është konsideruar si më i madhi në Evropë./
/ec/
/Shqiptarja.com