FRANKFURT, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ - Media amerikane, e specializuar për gazetarinë politike "Politico" do të prezantojë versionin e saj evropian në pranverë në sajë të blerjes të të përjavshmes së Brukselit "European Voice", riblerë nga kompania e përbashkët që përfshin "Politico" dhe "Axel Springer", njoftoi sot kryeredaktori gjerman i medias.
"Kjo ndërmarrje është një pikë kyçe në rrugën e "Politico"-s drejt një oferte gazetareske që mbulon politikën e Bashkimit Evropian. Ajo do të financohet nga investimet e ndërmarrjes së përbashkët mes "Politico"-s dhe shoqërisë "Axel Springer'", theksoi gjermani në një komunikatë, po dhënë detaje për koston ekzakte të operacionit.
"Axel Springer" dhe "Politico" kishin njoftuar në muajin shtator krijimin e ndërmarrjes së tyre të përbashkët.
Ata vendosën Brukselin si pikë referimi.
Kryeredaktori i "Bild"-it, e përditshmja gjermane dhe drejtuesi amerikan kanë investuar të paktën 10 milionë dollarë për këtë projekt, sipas shtypit amerikan./
/ec/ a.jor.








