ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi sot se dështimi i euros do të ishte dhe dështim i Evropës duke bërë thirrje për kompromis ndërkohë që rreziku për një dalje të Greqisë nga monedha unike është i ulët.

"Nëse euro dështon edhe Evropa dështon", deklaroi kancelarja para përfaqësuesve të partisë së tij konservatore në Berlin, në fjalimin e parë pas dështimit të negociatave në Bruksel mes Greqisë dhe kreditorëve.

"Nëse ne humbim kapacitetin për të gjetur kompromis, atëherë Evropa është e humbur", theksoi ajo./