BERLIN, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ - Reformat e ndërmarra nga Franca dhe Italia janë të pamjaftueshme, gjykoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një intervistë, një javë pas shtyrjes së afatit të dhënë nga Brukseli për dy vendet për të përmirësuar financat e tyre.
"Komisioni Evropian ka paraqitur një kalenda sipas të cilit Franca dhe Italia do të prezantojnë masat shtesë. Është e justifikuar pasi dy vendet janë realisht në një proces reformash", deklaroi Merkel për të përditshmen konservatore, "Die Welt".
"Por Komisioni gjithashtu tha në mënyrë të qartë se ajo që është paraqitur në tavolinë nuk është e mjaftueshme. Dhe me këtë jam dakort", shtaoi kancelarja.
Një javë më parë, Komisioni Evropian dha një shtyrje të fundit të afatit për Parisin dhe Romën, duke e lënë për në pranverë verdiktin e tij mbi buxhetet e tyre të vitit 2015, duke kërkuar më shumë sforcime që këto vende të përmirësojnë financat publike, nën kërcënimin e sanksioneve.
Franca dhe Italia kanë një deficit ose një borxh që nuk respekton limitet e fiksuara dhe projektbuxhetet e tyre për vitin 2015 rrezikojnë të mos përputhen me rregullat evropiane, theksoi Brukseli. Nëse kjo nuk bëhet në kohë ato do të ekspozohen ndaj sanksioneve financiare, një skenar qe nuk ka ndodhur asnjëherë deri tani.
E irrituar nga deficiti publik francez shumë i lart, Gjermania ka shtuar kritikat ndaj Parisit vitet e fundit, duke sjellë tensione të forta franko-gjermane nën sfondin e debatit mbi buxhetin francez dhe kundërshtimet mbi politikat ekonomike.
Pavarësisht iniciativave të shumta dhe takimeve të ministrave francezë e gjermanë, fraktuart nuk duket se janë mbyllur ndo pak mes dy kryeqyteteve. Parisi kërkon një mbështetje të pastër nga partneri i tij gjerman për rritjen ekonomike, ndërsa Berlini insiston për reforma dhe një buxhet serioz./
/G.S/
/Shqiptarja.com