KËLN (Gjermani), 9 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, 60 vjeçe, u zgjodh sot presidente e partisë konservatore Bashkimi Kristian-demokrat (CDU) për të tetën herë me 96,72 për qind të votave.
Në vitin 2012, ajo mori 97,94 për qind të votave, vlerësimi më i mirë për Merkel.
Ajo ishte kandidatja e vetme në këto zgjedhje të organizuara gjatë kongresit federal në Këln, në perëndim të Gjermanisë./ /ec/ a.jor.