Një ekstremist islamik është qëlluar nga policia gjermane pasi sulmoi me thikë një oficere grua. Ngjarja ndodhi të enjten në mëngjes në një nga rrugët e Berlinit.

Pas raportimit të kalimtarëve për një të çmendur, i cili po lëvizte me thikë në rrugë, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje 4 patrulla policie.

Agresori 41-vjeçar nga Iraku i quajtur Refik i ka shkaktuar plagë të rënda në qafë oficeres. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kolegëve të saj që qëlluam në drejtim të irakenit duke e lënë të vdekur ne vend.

Ndërkohë oficerja u transportua me helikopter për në spitalin më të afërt. Sipas mediave gjermane Refik kishte precedent penalë të mëparshëm pasi ishte dënuar në 2008 me 8 vjet burg, për përfshirje në organizata terroriste.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)