Një ketër i mbetur mbi një kapanxhë, ka ngritur në këmbë policinë e Hanoverit në Gjermani, pasi një grua i njoftoi se brejtësi i vogël kishte mbetur i bllokuar në kurorën e kanalizimit.

Pasi pa kafshën e vogël duke lënguar gruaja lajmëroi menjëherë policinë të cilës iu desh të ndërhynte me vaj ulliri mbi kapanxhën ku kishte mbetur ketri.

Nga vrima kishte mbetur jashtë vetëm koka e brejtësit dhe trupi i varur nën sipërfaqe. Ekspertët shkrinë metalin rreth qafës së brejtësit dhe më në fund e liruan ketrin.

Por, fatkeqësish pas këtij përfundimi të lumtur, veterinerët njoftuan se ketri ngordhi pak më vonë, sipas tyre, ndoshta për shkak të stresit të përjetuar.

(gm/Shqiptarja.com)