GJERMANI - Nuk pranonte dot idenë që bashkëshortja e kishte lënë dhe në shenjë hakmarrje i vrau babanë dhe vëllanë. Tragjedia familjare ka ndodhur në Neumarkt të Gjermanisë, ku u vranë babë e bir në banesën e tyre, ndërsa autori kryesor i dyshuar është dhëndri i tyre.

Viktimat janë B. Rama dhe R. Rama me prejardhje nga Podujeva dhe prej shumë vjetësh së bashku me familje jetonin në Gjermani.

Sipas mediave gjermane 43-vjeçar nga Kosova ishte arratisur nga spitali psikiatrik dhe menjëherë kishte shkuar te familja e ish-bashkëshortes së tij.

Policia e qytetit Regensburg bën të ditur se 43-vjeçari një ditë më parë i kishte telefonuar policisë, duke kërcënuar se për shkak të problemeve familjare do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb.

Policia e kishte parandaluar vetëvrasjen e tij dhe ai ishte paraqitur në spital për terapi. Por vetëm një ditë më vonë, 43-vjeçari ikur nga spitali për të kryer më pas krimin.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)