GJERMANI – Steinmeier: Ankaraja dhe Moska të vetëpërmbahen


BERLIN, /ATSH-AFP/ - Kreu i diplomacisë gjermane u bëri thirrje sot Rusisë dhe Turqisë të tregonin "vetëpërmbajtje" dhe "mirëkuptim", pas goditjes së një avioni bombardues rus, që sipas Ankarasë u krye për shkak të shkeljes së paligjshme të hapësirës ajrore turke.
"Shpresoj që vetëpërmbajtja dhe mirëkuptimi të mbizotërojnë në të dy kryeqytetet", deklaroi ai.
"Mesa duket një rreze e vetme shprese e shfaqur gjatë bisedimeve në Vjenë për çështjen e konfliktit sirian, është duke u shuar", theksoi Steinmeier.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai