Policia gjermane natën e ndërrimit të viteve ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie pasi ka marrë informacione se disa persona të dyshuar mund të kryejnë sulme vetvrasëse në emër të Shtetit Islamik në qytetin Mynih.
Policia tha se rreziku vazhdon të mbetet dhe hetimet janë duke vazhduar. Sipas tyre, 550 oficerë janë në detyrë për kapjen e të dyshuarve dhe sigurimin e qytetit.

“Ende shumë kolegë janë në pozicione të caktuara. Ka një rrezit të lartë për sulme terroriste”, deklaroi një zëdhënës i policisë. Autoritetet gjermane thanë se informacionet janë dhënë nga një tjetë agjensi inteligjence.
Sipas Ministrit të Brendshëm sulmet do të kryheshin në mesnatë. Vetëm 90 minuta para se të bëhej ndërrimi i vitit policia gjermane ka evakuar stacionin kryesor të trenave në Mynih dhe një tjetër stacion në periferi të qytetit.

Shefi i policisë tha se pesë deri në shtatë persona mund të jenë të përfshirë në përgatitjen e sulmeve të mundshme. Sot në mëngjes stacionet janë hapur ndërsa policia ka kërkuar nga qytetatët që të jenë të kujdesshëm.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com