Ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane, Uli Stielike, është caktuar të premten në postin e seleksionerit të Koresë së Jugut, me synim Boterorin 2018 në Rusi, beri të ditur Federata Koreanojugore (KFA), që ishte në kërkim të një trajneri të huaj.

Stielike, tashmë 59 vjeç, ka luajtur 42 here me ekipin përfaqësues të Gjermanisë (RFA). Ai zëvëndëson Hong Myung-bo, i cili dha dorëheqjen në korrik pas eleminimit të Koresë së Jugut në fazën e grupeve në Boterorin e Brazilit.

Bazuar në përvojën e Guus Hiddink, seleksionerit holandez që drejtoi seksionin ne gjysëmfinalet e Boterorit Mondial-2002 me Hong si kapiten ekipi, KFA kerkonte një trajner të huaj për drejtimin e ekipit.
Stielike pas karrierës si futbollist, nisi karrieren si trajner dhe seleksioner: ai ka drejtuar ekipin e Zvicres dhe të Bregut te Fildishte, si dhe dy klube ne Katar (Al-Arabi dhe Al-Sailiya) dhe FC Sion (Zvicer).z.t/ATSH/