Në kuadër të vendimit të miratuar nga Parlamenti gjerman, për një përfshirje ushtarake kundër ISIS në Siri, ushtria gjermane ka kërkuar një shtim të numrit të ushtarëve. “Ne aktualisht kemi nevojë për 5.000-10.000 trupa”, deklaroi shefi i ushtrisë, Andre Ëuestner. Nga ana tjetër, Peter Altmaier, shefi i zyrës së kancelares Angela Merkel, theksoi këtë të shtunë se “Gjermani nuk do të bashkëpunojë me presidentin sirian, Bashar al Asad për të luftuar ISIS-in”. Të premten, Bundestagu miratoi përfshirjen ushtarake të Gjermanisë për një vit në Siri, me 1.200 trupa që pritet të marrin pjesë në luftimet kundër ISIS-it.
/Shqiptarja.com












