Gjermania 100 mijë euro dhuratë Policisë shqiptare për të luftuar krimin

Gjermania 100 mijë euro dhuratë Policisë shqiptare për të luftuar krimin

Drejtori i Policisë, Proda në takim me ambasadorin gjerman

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi një takim r me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Karlfried Bergner. Takimi në të cilin ishte i pranishëm dhe Oficeri i Kontaktit i BKA-së në Shqipëri Christian Hensel, kishte qëllim të dyfishtë, prezantimin ndërmjet palëve, si dhe dorëzimin e një donacioni me vlerë totale 100 000 euro me pajisje kompjuterike që do të shkojnë në funksion të punës së Departamentit të Policisë Kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Proda njohu Ambasadorin me procesin e konkurrimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave policore. Ai gjithashtu e garantoi Ambasadorin, për vijimësinë dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me theks të veçantë luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkaq, Ambasadori Bergner theksoi se mbështetja e agjencive ligjzbatuese gjermane, e fituar nga Policia shqiptare, duhet të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe të mbështesë profesionalizmin, korrektesën dhe angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, kushte të rëndësishme këto për anëtarësimin në BE.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit