Drejtori i Policisë Proda takim me kryeprokuroren belge, nënshkruajnë marrëveshje për luftën kundër krimit të organizuar

Drejtori i Policisë Proda takim me kryeprokuroren belge, nënshkruajnë marrëveshje për luftën kundër krimit të organizuar

Ann Fransen dhe Ilir Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka takuar Kryeprokuroren e Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës.

Takimi ndërmjet Prodës dhe Ann Fransen, shumë i rëndësishëm për të çuar më tej bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, me strukturat hetimore në Mbretërinë e Belgjikës, me qëllime:

-Hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale;

-Konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike;

-Gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit.

Në takimin ku morën pjesë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe magjistratë të Mbretërisë së Belgjikës, titullarët u dakordësuan për vënien të dispozicion të skuadrave të përbashkëta hetimore, të ekspertëve më të mirë, të cilët do të shkëmbejnë informacione dhe eksperienca, do të kryejnë hetime dhe do të aplikojnë metodat më të mira operacionale dhe policore, me qëllim goditjen e krimit të organizuar. Gjithashtu, gjatë takimit ata vlerësuan punën profesionale të oficerës së kontaktit në Shqipëri, Eva Mielnicki.

Proda i propozoi kryeprokurores Fransen, nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe kërkoi që për çdo shtetas shqiptar të dënuar në Belgjikë, të bashkëpunohet me Policinë e Shtetit, në mënyrë që të nisë hetimi pasuror. Gjithashtu, Drejtori e garantoi kryeprokuroren, se partnerët belgë do të gjejnë te Policia e Shtetit, gatishmëri, vullnet, angazhim, përkushtim, profesionalizëm dhe besueshmëri në cdo iniciativë që do të ndërmerret për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeprokurorja Fransen uroi Prodën, për detyrën dhe u shpreh se gjatë punës së saj, Policinë shqiptare e ka konsideruar partnere parësore. Gjithashtu, shprehu përgëzime për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, të konkretizuar me operacione të përbashkëta dhe me ekzekutimin e menjëhershëm të letërporosive të agjencive ligjzbatuese belge.

Në fund kryeprokurorja shprehu gatishmërinë për të çuar më tej këtë bashkëpunim, për përmbushjen e misionit madhor, sigurinë e qytetarëve të të dyja vendeve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Trump kritikon vendimin e Biden për të lejuar Ukrainën që të sulmojë thellë brenda Rusisë me raketa amerikane

Trump kritikon vendimin e Biden për të lejuar Ukrainën që të sulmojë thellë brenda Rusisë me raketa amerikane