Bashkimi Evropian po shqyrton reagimin ndaj sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut, pasi Gjermania fajësoi zyrtarisht Rusinë për incidentin e muajit të kaluar.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se sulmi “kishte të gjitha shenjat e terrorizmit të sponsorizuar nga shteti” dhe tha se ai duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi” për vendet që kanë hezituar të mbështesin sanksione të reja ndaj Moskës.

Kallas, e cila drejtoi takimin joformal të ministrave të Jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes të BE-së në Ëickloë të Irlandës, tha se diskutimet do të përqendrohen te hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrë blloku pas akuzave të Berlinit ndaj Rusisë.

“Nëse duam t'i japim fund kësaj lufte, të gjithë duhet të përqendrojmë përpjekjet tona dhe t'i çojmë në një nivel tjetër”, u shpreh ajo, duke shtuar se BE duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Rusia po përshkallëzon sulmet ndaj civilëve.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Ëadephul, tha se ka një mbështetje të gjerë evropiane për vendimin e Berlinit për t'ia atribuar Rusisë sulmin në Lajpcig.

“Është shumë e rëndësishme që Rusia ta kuptojë se Evropa qëndron e bashkuar. Rusia duhet të jetojë me pasojat”, deklaroi ai, duke shtuar se në javët në vijim BE do të punojë për zgjerimin e sanksioneve, të cilat do të synojnë një numër të madh individësh.

Edhe ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, tha se Moska po përpiqet të përçajë Evropën dhe ta dekurajojë mbështetjen për Ukrainën.

“Ne shohim një përpjekje të Rusisë për të na përçarë në Evropë. Kjo përpjekje do të dështojë”, deklaroi ai, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës.

Në takimin e ministrave u diskutua edhe mundësia e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se Italia nuk është kundër kësaj ideje në parim, por theksoi se duhet të ekzistojë një bazë ligjore.

“Problemi ka qenë gjithmonë nëse ekziston baza ligjore për një veprim të tillë. Për këtë arsye nuk është marrë një vendim deri më sot”, tha Tajani.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, e cilësoi “një qasje të drejtë” rihapjen e diskutimeve për përdorimin e aseteve të ngrira ruse në ndihmë të Kievit.

Ndërkohë, BE-ja dhe Franca kanë thirrur zyrtarë të lartë rusë për të protestuar lidhur me sulmin në Lajpcig.

Pas takimit në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi atë që ndodhi në Gjermani si "një sulm ndaj territorit evropian".

"Nuk do ta tolerojmë. Ky ishte një sulm me material ushtarak i kryer nga një operacion rus në territorin evropian. Kjo formë frikësimi nuk do të funksionojë. BE-ja dhe NATO janë të bashkuara. Jo vetëm që do ta mbajmë të lartë presionin ndaj Rusisë, por do ta rrisim atë", deklaroi Von der Leyen.

Ajo tha se BE-ja mund të vendosë sanksione të tjera ndaj Moskës dhe se duhen mbyllur të gjitha boshllëqet që, sipas saj, Rusia vazhdon të shfrytëzojë. Presidentja e Komisionit Evropian shtoi gjithashtu se blloku do të mbështesë çdo shtet anëtar që bëhet objektiv i Rusisë.

Von der Leyen e cilësoi sulmin në Lajpcig si një përshkallëzim të ri në territorin e Bashkimit Evropian dhe tha se evropianët duhet të përballen me faktin se kjo është "normaliteti i ri".

"Lajpcigu shënon një përshkallëzim të ri në territorin e BE-së. Evropa po përballet me të vërtetën e vështirë se kjo është normaliteti i ri. Duhet të intensifikojmë përpjekjet tona", tha ajo,

Sipas saj, incidenti është pjesë e një serie ngjarjesh gjithnjë e më të rrezikshme, si shkeljet e hapësirës ajrore, dronët që paralizojnë aeroportet dhe ndërhyrjet ndaj infrastrukturës kritike e cila duhet të trajtohet si objektiv i vijës së parë dhe të mbrohet si e tillë.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu solidaritet të plotë me Gjermaninë dhe akuzoi Rusinë për përshkallëzim.

"Rusia është bërë gjithnjë e më e papërgjegjshme në luftën kundër Ukrainës, deri në pikën që po godet edhe territorin e NATO-s. Solidariteti ynë me Gjermaninë është i plotë. Uniteti ynë është i palëkundur. Rusia gabon nëse mendon se mund të na përçajë. Nuk na frikëson."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Incidenti në aeroportin e Lajpcigut, Von der Leyen: Nuk tolerojmë sulme ndaj territorit evropian, BE-ja gati t'i përgjigjet Rusisë! Rutte: Moska nuk na frikëson

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se incidenti në Lajpcig përbën "një sulm ndaj territorit evropian" dhe paralajmëroi se Bashkimi Evropian është gati të rrisë presionin ndaj Rusisë.

"Dua të jem shumë e qartë. Ky ishte një sulm me material ushtarak i kryer nga një operacion rus në territorin evropian. Nuk do ta tolerojmë. Kjo formë frikësimi nuk do të funksionojë. BE-ja dhe NATO janë të bashkuara. Jo vetëm që do ta mbajmë të lartë presionin ndaj Rusisë, por do ta rrisim atë", tha Von der Leyen në një deklaratë për mediat  

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe se duhet të mbyllen të gjitha boshllëqet që, sipas saj, Moska vazhdon të shfrytëzojë.

"Lajpcigu shënon një përshkallëzim të ri në territorin e BE-së. Evropianët po përballen me të vërtetën e hidhur se kjo është normaliteti i ri. Duhet të intensifikojmë përpjekjet tona", u shpreh ajo.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, incidenti është pjesë e një tabloje më të gjerë me ngjarje gjithnjë e më të rrezikshme, si shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore, dronët që paralizojnë aeroportet dhe ndërhyrjet ndaj infrastrukturës kritike. Ajo theksoi se infrastruktura e përditshme duhet të trajtohet si objektiv i vijës së parë dhe të mbrohet si e tillë, duke shtuar se BE-ja do të mbështesë çdo shtet anëtar që bëhet objektiv i Rusisë.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Rusia po bëhet "gjithnjë e më e papërgjegjshme" në luftën kundër Ukrainës, duke shtuar se tashmë po godet edhe territorin e NATO-s.

"Solidariteti ynë me Gjermaninë është i plotë. Uniteti ynë është i palëkundur. Rusia gabon nëse mendon se mund të na përçajë. Nuk na frikëson", tha Rutte.