Gjermania arrin kuotën 60% të vaksinimit të popullsisë

Gjermania arrin kuotën 60% të vaksinimit të popullsisë

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani e publikoi shifrën të shtunën. Më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë ndërkohë dozën e dytë të vaksinimit.

Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër virusit Corona. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë vetë në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë. Njoftimi erdhi nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani të shtunën. Kurse 65% ose 54 milionë vetë janë vaksinuar të paktën një herë.

Kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë. “Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja