BRUKSEL - Një diplomat i lartë gjerman, Christopher Retzlaff, përgjegjës për zgjerimin e BE në dikasterin e Jashtëm të këtij vendi, është shprehur se “janë konstatuar nga Berlini dy muaj arritje nga qeveria e re shqiptare, por faktor kyç për një vendim pozitiv për marrjen e statusit kandidat në dhjetor mbetet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për të arritur të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria duhet të tregojë se si ka zbatuar kërkesat e Brukselit, para së gjithash “të dhëna të besueshme” për “luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar”.
Këtë mesazh ka përcjellë për Tiranën Christopher Retzlaff, përgjegjës për zgjerimin në ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, gjatë një konference të organizuar nga instituti politik European Policy Centre në Bruksel. Ai ka pranuar se “kemi parë shumë progres gjatë dy muajve të fundit, me qeverinë e re”.
Lidhur me një vendim të mundshëm për t’i dhënë vendit statusin e kandidatit në dhjetor, sikurse është propozuar nga Komisioni Evropian, Retzlaff u shpreh: “Zbatimi (i kritereve të kërkuara) është faktori kyç: kjo është këshilla ime për qeverinë shqiptare, sidomos në fushën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit”.
Sugjerimi i Berlinit ndaj Tiranës është që “të bëjë çmos gjatë javëve që mbeten për të paraqitur të dhëna të besueshme”, në frontin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe “pastaj do të marrim një vendim në mes të dhjetorit”, përfundoi zyrtari gjerman.
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com