Gjermania kërcënon me gjoba
Facebook, shkak gjuha e urrejtjes

Gjermania kërcënon me gjoba<br />Facebook, shkak gjuha e urrejtjes
Gjermania ka kërcënuar me vendosjen e gjobave për rrjetin social Facebook dhe arsyeja e këtij vendimi është përhapja e madhe e gjuhës së urrejtjes e lejuar në rrjetin social.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, është shprehur në një intervistë se është duke u punuar për të zbuluar nëse rrjetet sociale mund të bëhen përgjegjëse ligjërisht për postime të paligjshme.

Sigurisht se në fund mendojmë edhe masat e gjobave, të cilat do të shërbenin si një nxitje për të vepruar më shpejt”, është shprehur Maas.

Në Gjermani gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale ka njohur rritje gjatë viteve të fundit dhe sidomos gjatë vitit 2015, ku ka patur një fluks prej më shumë se 1 milionë emigrantësh.

Edhe pse ekzistojnë ligje shumë të forta  kundër fjalëve me përmbajtje raciste, shpifëse dhe nxitëse të dhunës, vendi përballet me postime të shumta nga faqe anonime.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot