Gjermania, kontribut në përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizime në Berat dhe Kuçovë

/ATSH-Gjergji Mima/ - Banka gjemrane KfW po zbaton në 7 qytete të Shqipërisë një program investimesh në sektorin e ujit, prej 65 milionë euro, ku në emër të Gjermanisë janë 30 milionë euro, të Zvicrës, 10 milionë euro dhe të BE-së 25, 5 milionë euro.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Hellmut Hoffmann i shoqëruar nga një grup gazetarësh pa nga afër punimet në ujësjellësin UK Bert-Kuçovë, një projekt prej 9.3 milionë euro, i cili do të sjellë ujë të pijshëm për 130 mijë banorë nga burimi i Bogovës.
Gjatë vizitës u pa nga afër siuata në Depon e ujit "1 Maji" në zonën e Kalasë së Beratit, ku nga përfaqësuesi i KfW-së Bledar Dollaku u bë prezantimi i projektit të Bashkëpunimit Financiar nga partnerët dhe KfW-ja për programin e infrastrukturës komunale dhe furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Berat-Kuçovë.
Dollaku u shpreh se, punimet në Berat dhe Kuçovë kanë filluar më 27 mars 2015 dhe do të zgjasin rreth 24 muaj dhe pritet të reduktojnë humbjet nga 80% në 30%, duke rritur furnizimin me ujë me 50%, dhe rreth 130 mijë banorë mendohet të prfitojnë nga këto përmirësime.
Sipas tij , projekti do të ndërmarrë disa masa teknike siç janë rehabilitimi i rrjeteve dytësore dhe tretësore të shpërndarjes në Berat e Kuçovë përmes ristrukturimit të rrjetit, rishikimit dhe diametrave të tubacioneve, zëvendësimin e tubave ekzistues dhe instalimin e tubacioneve të  reja (instalim i përgjithshëm i rreth 50 km tubacione), zëvendësimin e rreth 3300 lidhjeve familjare, instalimin e matësave të mëdhenj të ujit dhe matësave për konsumatorët, ndërtimin e ndërtesës së re administrative të UK Berat-Kuçovë. dorëzimin e pajisjeve operacionale dhe rrethimi i vendit ku do të ndërtohet impianti i trajtimit të ujërave të përdorura.
Më pas vizita vijoi në projektin e rehabilitimit të linjës kryesore të transmetimit në malin e Tomorrit, e cila është dëmtuar nga rreshqitjet. Këtu do të bëhet zëvendësimi i tubacionit kryesor të Bogovës,  i dëmtuar nga shkarja e dheut.
Më pas u panë nga afër edhe punimet në zëvendësimin e tubacionit kryesor të transmetimit të Zonës së stadiumit në Berat.
Ambasadori Hoffmann u shpreh se është mjaft e rëndësishme që të shihet nga afër angazhimi që ka dërmarë qeveria gjermane dhe partnerët ndërkombëtarë për të përmirësuar cilësinë e jetës në Shqipëri, ku përveç Beratit e Kuçovës ka edhe qytete të tjera të vednit ku është ndërhyrë për të përmirësuar jetesën, në mënyrë që njerëzit të mos largohen më nga vendi i tyre, por të shohin të ardhmen e tyre këtu.
Përse Berati dhe Kuçova?
Angazhimi i parë i bashkëpunimit Gjerman në Berat e Kuçovë, përmes KfW-së daton që prej vitit 2004/2005 me investimet e para emergjente në sistemet e furnizimit me ujë të të dy qyteteve. Nga kjo u bë e qartë se shkrirja e të dy ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve në Berat e Kuçovë do të mund të përmirësonte në mënyrë të qënësishme efiçencën dhe cilësinë e shërbimit ndaj popullatës.
Me mbështetjen e KfW-së të dy ndërmarrjet u shkrinë në vitin 2008 dhe u ndërtua një tubacion i ri për transmetimin e ujit nga Berati në Kuçovë. Tashmë që të dy qytetet furnizohen me ujë nga burimi i Bogovës, i cili është rreth 37 km nga qyteti i Beratit. Patja akses në burimin e Bogovës i mundëson popullsisë së të dy qyteteve të përfitojnë nga një shërbim me ujë të pijshëm të një cilësie të lartë.
Ujësjellës kanalizimet në Berat-Kuçovë është një projekt pilot pasi shërben si shembull për një shkrirje të suksesshme si edhe një praktikë e mirë për rajonalizimin e shërbimit. Megjithatë arritja e furnizimit pa ndërprerje për të gjithë zonën e shërbimit të UK Berat-Kuçova vijon të mbetet në sfidë, e cila kërkon një përmirësim të mëtejshëm të infrastrukturës dhe performancës së saj financiare.
Sistemi ekzistues i furizmit me ujë në Berat e Kuçovë përbëhet nga rreth 150 km tubacione çeliku, hekuri të derdhur dhe hekuri të galvanizuar të ndërtuar 40-60 vjet më parë si edh tubacione HDPE. Që të dy qytetet janë zgjeruar, çfarë bën që sistemi i furnizimit me ujë të mos jetë në gjendje të mbulojë nevojat e tanishme dhe të operojë nën trysni të lartë në disa zona. Humbjet teknike e financiare janë nga më të lartat në vend me një mesatare mbi 80% të ujit pa të ardhura. Të gjitha këto çojnë në ndërprerje të vazhdueshme duke pasur një furnizim me ujë nga 3 deri ë 10 orë në ditë.
Programi i Infrastrukturës Bashkiake i KfW-së
Përballë një situate të tillë, e cila nuk ndryshon shumë nga ajo në qytetet e tjerë të Shqipërisë, KfW-ja po zbaton një program investimesh në sektorin e ujit prej 65 milionë eurosh, në emër të Gjermanisë (30 milionë euro), Zvicrës, (10 milionë euro) dhe BE (25, 5 milionë euro), për 7 qytete. Qëllimi i programit është sigurimi i funizimit të sigurtë dhe të qënrueshëm me ujë të pijshëm të pastër dhe me tarifa të pranueshme sociale për qytetarët në zonat ku do të shtirhet programi si edhe një higjenë të përshtatshme nëpërmjet largimit ë ujrve të ndotura.
Sëbashku me Sarandën, Gjirokastrën, Fierin, Lushnjen, Kamzën dhe Lezhën, Berat-Kuçova është pjesë e "Programeve të Infrastrukturës Bashkiake I dhe II". Vetëm për Berat -Kuçovën KfW jep një financim prej 9.3 milionë euro.
Punimet në Berat dhe Kuçovë kanë filluar më 27 mars 2015 dhe do të zgjasin rreth 24 muaj dhe pritet të reduktojnë humbjet nga 80% në 30%, duke rritur furnizimin me ujë me 50%, dhe rreth 130 mijë banorë mendohet të prfitojnë nga këto përmirësime.
Programet e investimit zbatohen me faza dhe ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve duhet të përmbushin kritere specifike performancë në mënyrë që të kualifikohen për investimin (përafrimi mbi bazën e performancës). Lidhja e investimeve meobjektivat e performancës, i cili është një element thelbësor i programeve të investimeve të KfW-së, është provuar të jetë një mekanizëm i sukseshëm për të motivuar ndërmarrjet në rritjen e performancës së tyre duke u bërë të afta për të furnizuar qytetarët me ujë të standardeve të larta.
Që prej vitit 1992, në emër të qeverisë gjermane, KfW-ja ka sjellë qasje inovatove dhe investime thelbësore në sektorët e furnizimit me ujë, trajtimit të ujërave të përdorura dhe mbrojtjen e mjedisit. Me një investim prej 334 milionë eurosh, Gjermania është partneri kryesor bilateral në sektorin e ujit në Shqipëri. 95 milionë euro shtesë i janë mandatuar KfË-së nga ana e BE-së, Zvicrës dh Austrisë për zbatimin e projekteve në këtë sektor.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës