Gjermania merr gaz të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjermania merr gaz të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Foto ilustruese

Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në fund të dhjetorit pritet të arrijë në terminalin e ri në Brunsbüttel pranë Hamburgut një dërgesë e parë me gaz natyror të lëngshëm. Koncerni energjetik RWE me qendër në Essen nënshkroi kontratën përkatëse me Kompaninë Kombëtare të Naftës në Abu Dhabi (ADNOC) e cila është në pronësi të shtetit. Fjala është për një sasi prej mbi 137,000 metra kub gaz natyror të lëngshëm.

Nga viti 2023 kompania shtetërore e Emirateve do të dërgojë gjithashtu deri në 250,000 tonë naftë çdo muaj. Marrëveshja përkatëse u lidh me kompaninë energjetike të Saksonisë së Ulët Hoyer.

Scholz: Jo më varësi të reja

Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe kancelari Olaf Scholz njoftoi se bashkëpunimi me Emiratet në sektorin e energjisë do të vazhdohet edhe më tej. Ne duhet të mbështetemi në sa më shumë furnizues të jetë e mundur për furnizimin me energji. Varësia nga një furnizues "me siguri që nuk do të na ndodhë më", theksoi Scholz në Abu Dhabi. Deri kur Rusia nisi luftën agresore ndaj Ukrainës, Gjermania e importonte rreth 55 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia.

Sipas agjencisë amerikane të energjisë EIA, Emiratet e Bashkuara Arabe renditen me rreth gjashtë trilion metra kub gaz në vendin e shtatë në botë për nga depozitat e gazit natyror. Deri tani Emiratet e Bashkuara Arabe kanë eksportuar gaz të lëngshëm kryesisht në Azi.

Kancelari Scholz tha "ne duhet të sigurojmë që prodhimi i gazit të lëngshëm në botë të avancohet në atë masë që kërkesa e lartë që ekziston të mund të plotësohet pa qenë e nevojshme që të përdoren depozitat e gazit që ekzistojnë në Rusi” dhe u shpreh për zgjerimin e prodhimit të gazit në shtetet e Gjirit Persik./DW

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd