Gjermania mund 1:0 Irlandën V.
​një mundësi më pak për Shqipërinë

Gjermania mund 1:0 Irlandën V.<br />​një mundësi më pak për Shqipërinë
Gjermania nuk shkon më shumë se një fitore minimale 1:0 ndaj Irlandës së Veriut. "Panzerat" i gëzohen kualifikimit si të parët e Grupit C për në 1/8, falë golit të Mario Gomez në minutën e 30' të pjesës së parë. 

Ndeshja foli e gjitha për ekipin e Joakim Low, por pa arritur që të konkretizojnë rastet përpara portës së mbrojtur nga McGovern. Mario Gotze shpërdoroi pafund në portën kundërshtare.  

Pas ndeshjeve të treta dhe të fundit të fazës së grupeve, Gjermania kualifikohet e para e Grupit C me 7 pikë, e ndjekur nga Polonia po me 7 pikë. E treta renditet Irlanda e Veriut me 3 pikë, të cilët gjithashtu i bashkohen dy të parëve për në fazën e 1/8. 

Irlandezo-veriorët ishin ekipi që mund të rrezikonte eliminimin në rast humbje me diferencë golash ndaj Gjermanëve, situatë nga e cila përfitonte direkt Shqipëria. Ekipi gjerman shpërdoroi raste të mira për gol, por ajo që mungoi ishte goditja finale në portën e kundërshtarëve. Kombëtares tonë i duhet të presë me ankth çiftin e grupit D, ndeshjen mes Turqisë dhe Çekisë në orën 21:00, për të parë mundësitë e kualifikimit për në fazën tjetër të "Euro 2016" . 

Ora 18:50 Përfundon pjesa e parë 1:0 për gjermanët
Përfundon pjesa e parë midis Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut me rezultatin 1:0. Gjatë kësaj pjese Gjermania ishte dominuese, por nuk arrriti të shënonte më tepër së një gol edhe pse rastet e sigurta kur mund të shënonte nuk munguan. Dy goditje përballë portës, një shtyllë dhe një traversë kanë bërë shumë shqiptarë të shpresojnë se Gjermania me mundësinë për të shënuar, do ndihmonte edhe Shqipërinë, por të gjitha këto goditje kanë rezultuar të pasuksesshme.

Ora 18:31 Gjermania kalon në avantazh ndaj Irlandës me një gol të Mario Gomez në minutën e 30'.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë