Gjermania ndihmë Italisë për refugjatët: do marrim 25% të njerëzve të shpëtuar në det

Gjermania ndihmë Italisë për refugjatët: do marrim 25% të njerëzve të shpëtuar në det

"E kam thënë gjithmonë, që politika jonë e emigracionit është edhe humane. Ne nuk do të lemë njeri të mbytet. Nëse gjithçka mbetet si është rënë dakord, ne do të marrim 25% të njerëzve të shpëtuar në det, para Italisë. Kjo nuk e rëndon politikën tonë të migracionit", tha Seehofer për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung"

Qeveria gjermane ka pranuar deri më tani nga Italia një çerekun e refugjatëve të shpëtuar. Seeohofer theksoi, "se në këtë procedurë nuk ka për të ndryshuar asgjë."

Takim në Maltë

Në 12 muajt e fundit kanë ardhur 561 refugjatë të shpëtuar në det nga Italia në Gjermani. Për të gjetur një zgjidhje për refugjatët e shpëtuar në det, Malta ka ftuar më 23 shtator përfaqësues nga Gjermania, Franca, Italia dhe presidentja e radhës së BE, Finlanda për të diskutuar në Vitoriosa lidhur me një kuotë të përkohshme shpërndarjeje.

Kështu lihen mënjanë idetë e Seehoferit për të dërguar refugjatët fillimisht në zona pritëse për të trajtuar procedurën e azilit në vendet e Afrikës Veriore.

"Për këtë duhen dy vende afrikane, që e mbështesin këtë, dhe ato nuk ekzistojnë", tha ai. Në tetor do të paraqitet propozimi i vendeve të ftuar në Malta para Këshillit Europian. "Pritshmëria është që të bashkohen shtete të tjera", ka thënë Seehofer. Italia dhe Malta kanë ndaluar herë pas here hyrjen e migrantëve të shpëtuar në det në portet e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip