PRISHTINË, 8 Janar/ATSH/.- Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angleika Viets, theksoi sot se "kosovarët të cilët po migrojnë jashtë vendit nuk do të marrin azil në shtetin gjerman, sepse kushtet ekonomike nuk janë arsye për të marrë azil".
"Gjermania 100 % do t'i refuzojë kërkesat për azil edhe pse ka rritje të numrit të kërkesave", tha Viets gjatë një ligjëratë në Universitetin AAB.
Gjithashtu, ajo shtoi se Serbia dhe çdo shtet tjetër që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian e ka kusht përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.
Ndërsa, duke folur për koalicionin qeverisës ajo tha se "ja ka bërë të qartë presidentes Jahjaga se Gjermania pranon një qeveri, e cila nuk e ndal dialogun me Serbinë"./KosovaPress/k.s/