ATSH-DPA/ - Një tornado që goditi një qytet jugperendimor të Gjermanisë ka shkaktuar dëme të mëdha që arrijnë vlerën nga tetë deri në 10 milionë euro dhe shumë qytetarë kanë mbetur të plagosur, u shpreh kryebashkiaku i qytetit, Ulrich Armbruester.
Rreth 100 shtëpi në Framersheim janë dëmtuar kur stuhia kaloi përmes qytetit me 1 600 banorë në Rhineland-Palatinate, duke shkatërruar çatitë e ndërtesave të shumta.
"Deutsche Bahn" njoftoi se disa pjesë të infrastukturës hekurudhore janë dëmtuar për shkak të rënies së pemëve, çka ka sjellë dhe vonesa në linja.
Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë shkatërrim edhe në vende të tjera të Gjermanisë gjatë natës.
Në Hessisch-Lichtenau të landit Hesse, rrufeja goditi një pallat duke shkaktuar dëme të vlerës 150 000 euro.
Një makinë-rulot u përmbys në Kelbra, qendër të Gjermanisë duke lënë një person të plagosur rëndë.
Rreth 400 zjarrfikësa janë shpërndarë në terren.
Tri shtylla të tensionit të lartë janë rrëzuar nga erërat e forta në qytetin e Saxony-Anhalt, duke shkaktuar ndëprerje të rrymës elektrike në 1 800 shtëpi të zonës përreth./
/Shqiptarja.com