Gjermania premtoi sot 500 milionë euro për të ndihmuar miliona refugjatë sirianë që janë shpërngulur nga vendi i tyre për shkak të konfliktit mes regjimit të presidentit Bashar al Asad dhe rebelëve.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier njoftoi këtë shumë, që përmbledh ndihma humanitare dhe ndihma për zhvillim dhe që do të jepet gjatë tri viteve të ardhshme, në një konferencë ndërkombëtare të zhvilluar në Berlin. "Komuniteti ndërkombëtar nuk po i abandonon refugjatët sirianë", deklaroi Frank-Walter Steinmeier gjatë takimit me zyrtarë të lartë libanezë, jordanezë dhe turq, vendet respektive të të cilëve kanë numrin më të madh të refugjatëve sirianë.
Berlini ka qenë i kujdesshëm për përfshirjen në konfliktin sirian, por ka armatosur dhe trajnuar luftëtarët kurdë irakianë për të sulmuar xhihadistët e ISIS-it, të cilët kanë nën kontroll shumë zona në Siri dhe Irak. Ashtu si edhe në konflikte të tjera, Gjermani kontribuon financiarisht.
ATSH
/Shqiptarja.com