Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend
Llogoja e kompanisë gjermane të shërbimeve të energjisë Uniper
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper. Ky është zgjerim i ndërhyrjes së shtetit në industri për të parandaluar mungesën e energjisë, që po ndodh si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Marrëveshja me kompaninë Uniper bazohet në një paketë shpëtimi, për të cilën është arritur pajtim në korrik, me një rritje kapitali prej 8 miliardë eurosh që do të financohen nga qeveria. Si pjesë e marrëveshjes, Qeveria gjermane do të marrë shumicën e aksioneve në Uniper, që deri më tani kontrollohej nga Fortum-i me bazë në Finlandë.
Qeveria finlandeze ka aksionet më të mëdha në Fortum. Humbjet e Uniperit janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar furnizimet me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën. Çmimet janë rritur për karburantin e nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, duke rritur kështu frikën e mbylljes së bizneseve, derisa moti po ftohet.
Javën e kaluar Gjermania, gjithashtu, mori kontrollin e tri rafinerive të naftës në pronësi ruse, para se embargoja ndaj naftës ruse të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.9%
-
Trump
50.5%
-
S'kam mendim
2.6%
Vota total: 6422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraelitët aplikojnë për pasaportë gjermane
2 Nëntor, 22:24
-
Do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
2 Nëntor, 19:31
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor, 10:12
-
Volkswagen do të mbyllë tre fabrika në Gjermani, pritet shkarkimi nga puna i mijëra punonjësve
28 Tetor, 17:57
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
27 Tetor, 18:26
-
‘Kurthi i vdekjes’, investigimi i BBC për trafikun e klandestinëve nga Gjermania në Angli! Lojëra si 'macja me miun' me policinë, çfarë rrëfejnë kontrabandistët
25 Tetor, 11:38
-
Gjermania përuron selinë detare të NATO-s në Detin Baltik
22 Tetor, 15:59
-
Kaos a bashkëpunim? Dilema e Ballkanit Perëndimor
20 Tetor, 17:22
-
Arrestohet i riu nga Libani në Berlin, po planifikonte sulm terrorist ndaj ambasadës së Izraelit
20 Tetor, 07:56
-
Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën
18 Tetor, 21:48
-
Basha në Bundestag me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha
18 Tetor, 16:14
-
Biden në Berlin/ Takim me liderët e Europës për situatën e luftës në Ukrainë
18 Tetor, 11:15
Kshu është kur ndjek Amerikën. Amerika thot bëni si them un e mos bëni si bëj un. Tani provoje o Gjermani se si Rusi ta fut sa krahu.
PërgjigjuËshtë vetëm fillimi tani do ta kuptoni sa gabim i keni bër llogaritë o gjermanë
Përgjigju