PO-ja e Bundestagut gjerman, e vërteta e kushteve të Gjermanisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Grupimi më i madh politik gjerman në Bundestag, CDU- CSU dhe SPD, në datë 24 shtator, pas 45 minutave debat, i thanë 'PO' hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave, ndërsa për Shqipërinë situata është më e ndëllikuar.

E vërteta e kushteve   

Sipas vendimit të Bundestagut gjerman, Shqipëria duhet të plotësojë vetëm dy kushte për hapjen e negociatave, konkretisht plotësimin me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe miratimin e reformës zgjedhore. Dy kushtet në fjalë nuk janë në dorën e qeverisë, por të disa faktorëve, duke përfshirë opozitën, Presidencën dhe organet e reja të drejtësisë. Vullneti i opozitës është përcaktues për plotësimin e kushtit të reformës zgjedhore. Nga ana tjetër, Presidenca, Gjykata e Lartë, Kuvendi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si dhe organet e Vetingut kanë rol përcaktues për plotësimin e kushtit tjetër, atë të vënies në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Praktikisht, asnjëri nga kushtet nuk ka asnjë lidhje me qeverinë. Në momentin që Shqipëria plotëson dy kushtet, zyrtarizohet hapja e negociatave me konferencën ndërqeveritare. Sipas gjasave, nëse do të ketë vullnet nga faktorët e lartpërmendur, negociatat mund të hapen në shkurt ose në mars të 2020.

7 kushtet e tjera

Pas hapjes së negociatave, që Shqipëria të avancojë në rrugën e anëtarësimit në BE, duhet të plotësojë edhe 7 kushte të tjera. Kushtet në fjalë janë për fazën pas hapjes së negociatave. Plotësimi i tyre do të verifikohet gjatë hapjes së kapitujve për anëtarësimin. Këtu theksi vihet tek procedimi penal për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kaluan procesin e Vettingut, ngritja e SPAK-ut, ndjekja penale ndaj atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, një bilanc suksesi në luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. “Fillimi i procedimeve  penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vettingut për shkak të sjelljes së dënueshme. Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve. Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj  për të punuar. Progres solid në krijimin e bilanci suksesi  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe procedimet e para të përfunduara kundër nëpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e  parregullsive”, thuhet në vendimin e Bundestagut. Mungesa e dialogut politike do të ngadalësonte vazhdimësinë e negociatave, por që kriza politike nuk bëhen pengesë në hapjen e negociatave për anëtarësim. Vendimi i liderëve të BE-së për Shqipërinë nëse do ta hapen negociatat do të merret në mes të tetorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja