Vendimi i gjermanëve për negociatat/ Luan Rama: Është koha për dialog politik, jo për festë

Vendimi i gjermanëve për negociatat/ Luan Rama: Është koha për dialog politik, jo për festë

“Vendimi i parlamentit gjerman, mesazh për reflektim në politikën shqiptare" kështu e ka cilësuar vendimin e parlamentit gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama. Grupimi më i madh politik në Gjerman, CDU- SCU dhe SPD në datë 24 shtator i thanë 'PO' hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërsa për Shqipërinë me 9 kushte.

Në një deklaratë për mediat, Luan Rama theksoi se duhet dialog politik dhe frymë bashkëpunimi mes forcave politike pasi sipas tij nuk ka kohë për festë për vendimin që dhanë gjermanët.

“Vendimi i parlamentit gjerman, mesazh për reflektim në politikën shqiptare. Nuk është koha për festë, po për reflektim të përgjegjshëm. Dialog politik, dhe frymë bashkëpunimi për plotësimin e kushteve. Integrimi europian, prioritet kombëtar që nuk duhet penguar nga interesat e pushtetit” tha ndër të tjera Luan Rama.

Edhe më herët LSI është shprehur e gatshme të hyjë në negociata për të zgjidhur krizën politike ndryshe nga PD që këmbëngul për largimin e kryeministrit Rama. Ditën e djeshme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se largimi i Ramës si kusht për dialog nuk ishte tezë e hedhur nga partia që ajo drejton por nga Partia Demokratike.

Ndër të tjera Luan Rama ka deklaruar se Integrimi europian është prioritet kombëtar që nuk duhet penguar nga interesat e pushtetit. Nga ana tjetër së fundmi opozita jashtë parlamentare duket se ka shtrirë dorën për dialog, pasi dje theu bojkotin duke u ulur në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore. 

Ndërkohë ditën e sotme në Bundestagun Gjerman do të zhvillohet një debat mbi dy propozimet e grupeve parlamentare të koalicionit të CDU/CSU dhe SPD lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deklarta e plotë e Luan Ramës: 
Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim t’u drejtohem qytetarëve shqiptarë sot duke rimarrë edhe njëherë jo vetëm ngjarjen më të fundit por atë që është në fakt çështja më e rëndësishme në tryezën e debatit politik dhe opinionit publik shqiptar dhe që ka të bëjë me vendimin që do të votojë sot Bundestagu apo parlamenti gjerman në lidhje më atë çfarë do duhet të vendosë Këshilli i Ministrave të BE-së më 18 tetor dhe që ka të bëjë me çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Ajo çfarë është projektuar të votohet sot në parlamentin gjerman, pra miratimi në parim i çeljes së negociatave, por me kushte specifike për Shqipërinë. Në fakt është një mesazh që kërkon reflektim, që kërkon përgjegjshmëri dhe që kërkon një qasje tjetër nga e gjithë politika shqiptare, e cila natyrisht është përgjegjëse për atë që Shqipëria në 30 vjet pas përmbysjes së komunizmit vazhdon ende të mos jetë pjesë e Bashkimit Europian, pavarësisht faktit që kur ka nisur procesin e stabilizim asocimit në BE, Shqipëria ishte në të njëjtin stad bashkë me Kroacinë.
Është për t’u habitur dhe për të ardhur keq, në fakt që pushteti, mazhoranca, qeveria në mënyrë butaforike vazhdon ta trumbetojë si fitore dhe si festë atë që në fakt është një dështim sepse fakti që janë vendosur kushte ndryshe nga çfarë është projektuar të ndodhë me Maqedoninë e Veriut, ndarja e Shqipërisë cilësisht ndryshe, nga qëndrimi që do të mbahet për Maqedoninë e Veriut është jo vetëm një ndëshkim, por është ndërkaq edhe një mesazh, është një mesazh që vjen nga një partner i rëndësishëm i Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në krah në tërë këtë periudhë ndryshimesh post komuniste, e cila në thelbin e vet kërkon të dëshmojë jo vetëm që e ka të hapur derën për shqiptarët që ata të bëhen pjesë e familjes dhe vlerave të BE, por nga ana tjetër të mund të krijojë premisat, të mund të krijojë kushtet, të mundet të krijojë shansin që politika shqiptare dhe në mënyrë të veçantë mazhoranca dhe qeveria, të reflektojnë. 
Reflektim do të thotë para së gjithash, pranim i realitetit problematik, pranimi i situatës së krizës së përgjithshme në të cilën gjendet Shqipëria, mbi të gjitha të krizës së besimit ndaj institucioneve, ndaj shtetit, të krizës qeverisëse, të krizës parlamentare, të krizës ekonomike, të krizës së besimit dhe të tjera. Pra, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e lexuar me realizëm mesazhin që na vjen nga Parlamenti Gjerman, edhe një herë apelojmë mbi domosdoshmërinë që merr në këto kushte dialogu politik, jo si farsë, jo si teatër por si institucion. Si një institucion në një shoqëri demokratike ku interesat e vendit dhe prioriteti kombetar i integrimit Europian të Shqipërisë prevalon dhe vihet mbi gjithçka tjetër. 
Natyrisht është për të ardhur keq që vullnetit të mirë të shprehur nga opozita për t’u ulur në dialog, për t’i marrë të gjitha kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria një për një, për të nxjerrë përgjegjësinë dhe për t’u angazhuar në plotësimin e tyre, ka gjetur një qëndrim refraktar dhe të papërgjegjshëm nga ana e Kryeministrit të vendit. I cili natyrisht, duke qenë përgjegjës për këtë situatë vazhdon të thellojë më shumë përgjegjshmërinë e vet duke reflektuar nga ana e tij mungesë vullneti për dialog, mungesë vullneti për të parë realisht situatën politike në vend dhe mbi të gjitha mungesë vullneti dhe angazhimi për të kapërcyer dhe për të zgjidhur krizën politike në vend. 
Edhe një herë, apelojmë që ta lexojmë drejtë dhe qartë mesazhin që na vjen nga Parlamenti Gjerman si një mesazh ndihme por edhe si ndëshkim për të reflektuar dhe për të nisur një proces europianizues, një proces dialogu të standardeve qytetare dhe Europiane, për të lënë mënjanë 

kapriçot e pushtetit, egon e pushtetit dhe interesat personale të egos individuale të çdo përfaqësuesi politik apo të çdo përfaqësuesi në qeveri, për të bërë atë që kërkon interesi i qytetarëve, atë që kërkon interesi europian i Shqipërisë, zgjidhjen e krizës politike dhe fillimin e punës së përbashkët për të përmbushur të gjitha kushtet që ka projektuar dhe që do të votojë sot parlamenti gjerman. Natyrisht, pavarësisht kohës së kufizuar, prapë janë të gjitha mundësitë, janë të gjitha shanset që deri me 18 tetor, klasa politike shqiptare, qeveria shqiptare, kryeministri i Shqipërisë, të dëshmojnë se dinë të jenë mbi interesat e ngushta partiake apo mbi interesat qoftë edhe të komplikuara për shkak të indiferencës me prapavijë kriminale të pushtetit për të bërë më të mirën që kërkon ky moment historik dhe që është kontributi përmes një dialogu si institucion demokratik në të mirë të interesave europiane të Shqipërisë. Integrimi Europian i Shqipërisë është një prioritet kombëtar dhe përballë këtij prioriteti kombëtar cili do, që reagon apo reflekton në papërgjegjshmëri do të jetë përgjegjës përballë qytetarëve shqiptarë por do të jetë përgjegjës edhe përballë të ardhmes europiane të vendit. E cila është marrë peng nga papërgjegjshmëria qeverisëse, prandaj edhe një herë apeloj që Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të ulet në tryezën e dialogut dhe të nisim nga puna për të reflektuar me përgjegjshmëri në përmbushje të të gjitha kushteve dhe detyrimeve që t’i çelim udhë integrimit europian të Shqipërisë. Faleminderit!"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luan bythlëpirsi: 26/09/2019 17:20

    O luan pa dhëmb po ti je i mir vetëm për bythlëpirje o zari familjes hajdute meta qelbësirës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës