BERLIN-Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel ka deklaruar se vendi i tij mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dyja proceset ai i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën të zhvillohen paralelisht.
“Është bërë progres në disa fusha, për shembull në fushën e udhëtimit të lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe së fundmi edhe në fushën e telekomit. Por shumë më tepër mbetet për t`u bërë, mbi të gjitha, themelimi i Asociacionit të komunave serbe. Për këtë arsye, së shpejti duhet të vazhdohet me dialog”, ka thënë Gabriel.
Këtë deklaratë ai e bëri për 'Blicin' serb në prag të vizitës së sotme në Beograd.
Kryediplomati gjerman tha po ashtu se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane të Serbisë dhe plani i këtij udhëtimi tashmë është gati.
Shefi i diplomacisë gjermane po ashtu deklaroi se janë hapur gjithsej tetë kapituj të negociatave me BE-në, dy nga të cilat anë mbyllur përkohësisht por vuri në dukje se përparimi drejt BE-së nuk matet aq shumë nga numri i kapitujve të hapur, por nga progresi në fushat kyçe.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com