Gjermeni në Kuvend: 145 zyrtarë
me kredi të buta, dosjet me shkelje
Gjermeni në komisionin e Ekonomisë në Kuvend: 145 zyrtarë të qeverisë Berisha kanë përfituar nga programi i kredive të buta që jepen nga shteti për familjet në nevojë.
TIRANË - Janë 145 zyrtarë të qeverisë Berisha të cilët kanë përfituar nga programi i kredive të buta që jepen nga shteti për familjet në nevojë. Deklarata është bërë nga ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e cila ka raportuar në komisionin e Ekonomisë në Kuvend.
“Situata e strehimit që kemi gjetur është alarmante”, u shpreh Gjermeni, duke e filluar me borxhin dhe abuzimin me kreditë e buta që jepen për shtresant në nevojë, nga të çilat kanë përfituar zyrtarë dhe politikanë.
“Unë e kam listën, por nuk mendoj se duhet bërë publike, pasi nuk është ky qëllimi. Do kërkoja që të jemi seriozë kur flasim për marrjen e kredive. Janë 145 zyrtarë për të cilët jo vetëm që nuk kemi gjetur dosje të plota dhe kjo është një nga shkeljet, por një pjesë e madhe e tyre kanë banesa dhe kanë marrë shtëpi të dyta apo të treta. Të gjitha këto shkelje kanë shkuar praën prokurorisë. Ne e bëmë auditin për të gjetur situatën ku jemi, ndërsa përsa i përket situatës së strehimit, periudha për 3 muaj e pak flet vetë”, deklaroi Gjermeni.
Familjet, të cilat janë trajtuar pa të drejtë me kredi të butë, që nënkupton kreditim me interes 3% për një afat 30-vjeçar, rrezikojnë t’u anulohet kredia. Zhbllokimi i projektit do të ndodhë në një fazë të dytë pas inspektimit që do t’i bëhet skemës që ka nisur funksionimin që nga viti 2009.
Kjo masë u mor, pasi përfitues nga fondi i kredive të buta për të pastrehët për vitin 2013, rezultojnë të kenë qenë më tepër zyrtarët dhe militantët, sesa qytetarë realisht të pastrehë.
Në fillim të këtij viti, Enti Kombëtar i Banesave kërkoi nga të gjitha bashkitë e vendit bllokimin e dhënies së kredive të buta për të pastrehët, me anë të një shkrese drejtuar kryebashkiakëve.
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha se janë zbuluar abuzime të shumta me fondin për kredi të buta për strehim.
Ministrja Gjermeni foli edhe për blerjen e ndërtesave stok nga ana e shtetit, për t'ua dhënë me pas ato të pastrehëve që kanë aplikuar për kredi të buta.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:33
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor, 11:32
-
Turshi me lakër, domate dhe kastraveca nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:25
-
29 Nëntori/ Homazhe në varrezat e dëshmorëve në qytete! Në Shkodër idhtarët e Komunizmit vendosin yllin, kujtojnë Enver Hoxhën
29 Nëntor, 11:21
-
Hallvasi në kushte shtëpie nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:20
-
28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos
29 Nëntor, 11:19
-
Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër
29 Nëntor, 11:18
-
Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi
29 Nëntor, 11:15
-
Ministri izraelit: Ushtria jonë do të qëndrojë në Gaza edhe për shumë vite të tjera
29 Nëntor, 11:09
-
Artan Lame: Shamizezat e Çlirimit
29 Nëntor, 11:08
-
80-vjetori i Çlirimit, kremtime në Fier te Varreza e Dëshmorëve! Opozita nuk merr pjesë
29 Nëntor, 11:04
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02