TIRANE-Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, mori pjesë në Forumin e Investimeve dhe Tregtisë Shqipëri - Mbretëri e Bashkuar.
Qëllimi kryesor i forumit ishte prezantimi i sektorit të turizmit në Shqipëri si një sektor prioritar për qeverinë Shqiptare ku investimet e huaja direkte janë të nevojshme dhe mbi të gjitha investitorët e huaj janë të mirëpritur për të investuar.
"Qeveria Shqiptare e konsideron Turizmin një aset publik. Ajo çka ne propozojmë është një strategji dhe vizion i ri ku rritja ekonomike e sektorit të turizmit vjen si rezultat i partneritetit publik - privat dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ndërkombëtare", theksoi Ministrja.
Gjithashtu, përfaqësues të delegacionit shqiptar në Panairin e Londrës, "World Trade Fair", morën pjesë në samitin e ministrave organizuar nga OBT. Ky samit cilësohet si një nga eventet më të mëdha për botën e turizmit.
Fjala e hapjes u mbajt nga Sekretari i Përgjithashëm i Organizatës Botërore të Turizmit, z. Taleb Rifai. " Turizmi është një fenomen global i ngritur mbi çdo ulje-ngritje të ekonomisë dhe si i tillë do të ecë përpara duke na bashkuar" Mesazhi që përçohet është: "Të flasim të gjithë të njëjtën gjuhë për zhvillmin e turizmit"
Në kudër të këtij Panairi, në një intervistë për "Eurosport" Ministrja Gjermeni theksoi se Shqipëria është destinacioni perfekt për të apasionuarit pas aktiviteteve sportive rekreative dhe të aventurës.
Ajo tha se burimet e pafundme ujore, malet dhe bregdeti janë burime të pashtershme për praktimin e aktiviteteve sportive si rafting, aplinizëm, hedhje me parashutë, aktivitete sportive ujore etj.
"Jemi duke punuar intensivisht për përmirësimin e infrastrukturës turistike sportive"- u shpreh Gjermeni. Produkti i turizmit të aventurës dhe turizmit sportiv në përgjithësi është tashmë pjesë e vizionit dhe strategjisë së qeverisë Shqiptare, theksoi Ministrja.
Ministrja dha një intervistë edhe për televizionin "Check INN TV" me Syed Tajamul Hussain, drejtuesi i Talk Shoë "Travel Talk" dhe President i Institutit Ndërkombëtar për Paqe përmes Turizmit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Qëllimi i intervistës ishte promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik në vendet e Lindjes së Mesme, Gjirit Persik dhe Afrikës Veriore./ATSH/
/Shqiptarja.com