Në këtë vizitë, Ministrja Gjermeni shoqërohet nga ambasadori ynë në Francë Dritan Tola, gjithashtu dhe ambasadori Francez në Shqipëri Bernard Fitoussi. Kjo vizitë e Ministres Gjermeni në Paris, është ndër më të rëndësishmet për vitin 2015 dhe do të shërbejë si për të rritur numrin e vizitorëve nga Franca, për të përfshirë Shqipërinë si destinacion turistik për tregun francez dhe mbi të gjitha sepse në fushën e turizmit nuk ka patur më parë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi bilateral me Francën.
Në nivel institucional, bashkëpunimi Francë-Shqipëri në fushat e turizmit dhe zhvillimit urban, thuajse nuk ka ekzistuar. Bashkëpunimi ka qenë kryesisht ndërmjet sektorit privat por pa nisma nga institucionet shtetërore.
Le Dissez falënderime Gjermenit për klerët shqiptarë në Paris, projekte turistike për zonat informale dhe rurale
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Paris znj. Viviane le Dissez, Presidente e Grupit tё Miqёsisё Francё–Shqipёri, tё Asamblesё Kombёtare dhe Presidente e Conservatoire de Littoral ka takuar ministren Gjermeni. Znj. Le Dissez i shprehu Ministres Gjermeni falёnderimet e saj mbi solidaritetin e treguar nga Shqipёria dhe veçanёrisht pjesёmarrjes sё Kryeministrit Rama sё bashku me katёr pёrfaqёsuesit e Klerit Shqiptar nё Marshimin e datёs 11 janar nё Paris.
“Kjo ёshtё njё vlerё qё ne kemi arritur ta ruajmё ndёr shekuj dhe nuk duhet ta humbasim”, theksoi Ministrja Gjermeni, e cila gjithashtu shtoi se “Franca ёshtё njё partnere dhe mbёshtetёse e Shqipёrisё dhe nё tё ardhmen bashkёpunimi ndёrmjet dy vendeve duhet tё konkretizohet edhe nё fusha tё tjera tё ekonomisё”.
Ministrja Gjermeni gjatё takimit e njohu znj. Le Dissez me nismat e ndёrmarra nga Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nё kuadёr tё urbanizimit tё zonave informale, mbrojtjes nga keqmenaxhimi i zonave urbane dhe rurale, ndёrtimeve informale dhe zhvillimit tё qёndrueshёm tё sektorit tё turizmit, i konsideruar sektor prioritar pёr punёsimin dhe rritjen ekonomike.
Bregdeti dhe zona ekonomike Tiranë-Durrës fokusi i bisedimit të Gjermenit me senatorin Richard
Po ashtu Gjermeni është takuar me Senatorin Alain Richard. Gjatё takimit u diskutua pёr tre planet madhore tё ndёrmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nё kuadёr tё planifikimit dhe zhvillimit tё qendrueshёm tё territorit, Planin e Pёrgjithshёm Kombёtar, Planin Sektorial pёr Bregdetin dhe Planin pёr zonёn ekonomike Tiranё-Durrёs.
Ministrja Gjermeni e njohu Senatorin Richard edhe me reformёn ligjore tashmё tё finalizuar, nё kuadёr tё planifikimit, duke theksuar se reforma territoriale ka krijuar hapёsirёn e nevojshme pёr njё menaxhim mё tё pёrgjegjshёm tё territorit dhe mjedisit nga njёsitё e qeverisjes vendore. Nё takim u diskutua dhe mbi çёshtjen e urbanizimit tё zonave rurale dhe mё pak tё favorizuara, me qёllim krijimin e aktiviteteve ekonomike nё kёto zona dhe zhvillimin e produktit tё turizmit, duke shfrytёzuar potencialet e kёtyre zonave.
Tur operatorët gati për shërbime të reja në rritjen e numrit të turistëve drejt shqipërisë
Dita e parё e vizitёs sё Ministres Gjermeni nё Paris, u mbyll me takimin me tour operatorё, pёrfaqёsues tё medias franceze dhe komunitetit Shqiptar nё Paris. Nё fjalёn e saj, Ministrja Gjermeni shprehu solidaritetin e Shqipёrisё me miqtё tanё francezё, nё lidhje me aktet terroriste tё ndodhura nё Paris si dhe theksoi tolerancёn fetare si njё vlerё historike dhe kulturore qё Shqipёria e ka kultivuar ndёr shekuj dhe ёshtё e gatshme ta ndajё me tё gjithё botёn. Gjermeni nuk la pa theksuar edhe faktin se sot, Shqipёria ёshtё njё vend i sigurt, qё ofron shёrbime me çmime tё konkurueshme. Nisja e fluturimeve direkte Paris-Tiranё mё 31 mars, nёpёrmjet Adria Airëays dhe fluturimeve direkte qё priten tё fillojnë nё fillim tё korrikut 2015, me Transavia, do tё jenё njё mundёsi shumё e mirё pёr rritjen e numrit tё turistёve nё vend.
Vetёm pёr 9-mujorin e vitit 2014 numri i turistёve francezë qё kanё vizituar Shqipёrinё ka qenё mbi 31.000 dhe nga bisedat me tour operatorёt francezë dhe ata shqiptarё, pritet qё ky numёr tё rritet pёr 2015.
Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)