Gjermeni: Po rishikojmë
ligjin për turizmin

Gjermeni: Po rishikojmë<br />ligjin për turizmin
TIRANE- Në një intervistë me Zërin e Amerikës, nga Bostoni, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni tha se qeveria po risheh ligjin ekzistues të turizmit dhe paralelisht me të, po punon për një strategji afatmesme për periudhën 2014-2020.

“E gjithë puna synon ta kthejë Shqipërinë në një vend destinacioni turistik duke shfrytëzuar maksimalisht potencialet natyrore, bukuritë e peisazhit që Shqipëria ka, trashëgiminë kulturore dhe historike, mikpritjen, vlerat historike dhe kulurore dhe duke respektuar zhvillimin e mjedisit, duke pasur një turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri që vërtet të përfaqësojë denjësisht çfarë përfaqëson Shqipëria”, thotë ajo.

Gjermeni shpjegoi se ligji i turizmit kërkon të vendosë standarde, klasifikimin dhe liçencimin e operatorëve turistikë, hotelerisë duke dashur që konkurrenca në këtë sektor, pra sektori privat të zhvillohet në mënyrë konkurrente të ndershme dhe duke ofruar politika që të ndihmojë sektorin privat në këtë fushë.
“Paralelisht me rishikimin e ligjit, edhe me përgatitjen e strategjisë, po punohet konkretisht, për sezonin turistik veror të këtij viti, po punohet paralelisht edhe për një imazh të ri të Shqipërisë turistike, duke dashur që vërtet në botë të njihet Shqipëria, duke përmirësuar imazhin përmes një strategjie të qartë”.

Ajo thotë se kjo do të realizohet përmes pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, pasqyrimit në median ndërkombëtare, duke prezantuar të veëantën e Shqipërisë në rajon dhe Evropë. Dhe synimi nuk është vetëm tek tërheqja e turistëve. “Turizmi të zhvillohet jo vetëm në vetvete, por për të sjellë punësim, për të zhvilluar më shumë ekonominë shqiptare dhe për të sjellë më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë”.

Duke folur për planin e prishjes së ndertimeve pa leje sidomos në jug të vendit, zonja Gjermeni tha se puna e qeverisë ka filluar herët me disa vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit, për të vendosur kontrolle mbi zhvillimin e territorit, “për faktin se vërtet zhvillimi ishte kaotik, spontan dhe e konsideruam një emergjencë kombëtare”. “Prishjet e ndërtimeve pa leje, kryesisht në Jug të vendit kanë filluar edhe për hir të zhvillimit të turizmit duke dashur që të rivendoset kontrolli mbi zhvillimin e territorit në Shqipëri duke i dhënë frymëmarrje edhe zhvillimit të turizmit, duke krijuar një model tjetër të zhvillimit të qëndrueshëm, jo atë të pakontrolluar dhe spontan”.

Kjo tha ajo do të rikthente besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet. Zonja Gjermeni shton se qeveria e sheh turizmin dhe zhvillimin urban si të ndërlidhura.
“Pa zhvillimin urban nuk mund të kemi një zhvillim të turizmit dhe zhvillimi i turizmit në vetvete ndikon pozitivisht në zhvillimin urban të Shqipërisë”.

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë