Gjest i mrekullueshëm nga tifozët e Newcastle, mbledhin fonde për shkollën që nisi të ndërtonte Christian Atsu

Gjest i mrekullueshëm nga tifozët e Newcastle, mbledhin fonde për shkollën që nisi të ndërtonte Christian Atsu

Homazhet për Christian Atsu

Futbollisti i Hatayspor (Turqi), Christian Atsu u gjet nën rrënoja pas tërmeteve që shkaktuan më shumë se 45 mijë viktima në Turqi dhe Siri. 31-vjeçari me një të kaluar në Premier League ka prekur shumë persona, teksa trupi i tij u dërgua në Akra për t'u prehur në vendlindjen e tij, Ganë.

Përveç se një futbollist me vlera, Atsu për një kohë të gjatë ndihmonte njerëzit në Ganë, duke ndërtuar shkolla dhe dhënë ndihmë në ushqime dhe veshje.

Pasi mësuan se Atsu kishte nisur të ndërtonte një tjetër shkollë në Ganë por që fatkeqësisht u nda nga jeta, tifozët e Newcastle kanë nisur mbledhjen e fondeve. Veç duartrokitjeve, minutës së heshtjes dhe respektit për ish-futbollistin e tyre, sportdashësit kanë nisur edhe fushatën e mbledhje së ndihmave.

Grupimi "Talk of Tyneside" është organizuar për të përfunduar atë që Atsu nisi, në shenjë nderimi për figurën e tij. Atsu ishte ambasadori i një organizate bamirësie, “Arms Around the Child”, e cila po punonte për të ndërtuar këtë shkollë në një zonë ku kishte fëmijë që kishin nevojë për ambiente më të mira për edukimin e tyre.

Christian Atsu (majtas)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen