Gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, peshkatari: Në fillim mendova se ishte kukull, u shokova kur pashë vajzën

Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer momentin e vështirë, kur në ujërat e lumit Bunë të Shkodrës gjeti trupin e vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi. Ai ishte personi që konstatoi trupin e vajzës në lumë, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj ngjarje tragjike, ku dyshohet se nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët janë vetëmbytur në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

Hasani tregon se ishte duke gjuajtur peshk, kur ka gjetur trupin. Ai thotë se u shokua dhe në fillim mendoi se mos ishte kukull. Më pas ka njoftuar në telefon policinë dhe është konstatuar se vajza e vogël, e cila sot do të përcillet për në banesën e fundit.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos ndesha helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë, mu duk ose kukull, ose njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri.

Mora policinë në telefon dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu dhe shkuam tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq, por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë është mbytur kush apo jo”, tha peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

Ai bashkë me banorë të zonës i janë bashkuar operacionit të kërkimit për gjetjen e trupave. 

Normal që të vjen keq, se kemi fëmijë vetë. Rast i rëndë. Unë u kam ardhur në ndihmë, ata janë boll për kërkime. Terreni nuk është se është shumë në favor, është e vështirë gjetja e trupave. Grupet vazhdojnë, kërkimet vazhdojnë.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Bunë, gjendet trupi i pajetë edhe i vajzës së dytë! Polumbarët në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën